“Do ja nxij jetën kryeministrit”, kandidati për Bashkinë e Kolonjës fton Ramën të bëjë “betimin e Erionave”

Kandidati për Bashkinë e Kolonjës, Erion Isai gjatë prezantimit para elektoratit për zgjedhjet e 30 qershorit, ka deklaruar se është vetëm 30 vjeç dhe se kishte nisur punë që në moshën 15 vjeçare.

Isai është zotuar se do ja nxijë jetën Kryeministrit dhe ministrave për të çuar projekte dhe investime në Kolonjë.

 

Kandidati i PS për bashkinë ka ftuar Ramën që të bëj “betimin e Erionave”, ta bëj Kolonjën me Erion Isain, siç ka bërë Tiranën me Erion Veliajn.

“Unë jam 30 vjeç, kam punuar që në moshën 15 vjeçare si aktor. I preka të gjitha falë vizionit të Dritan Hoxhës. Ju premtoj që do me gjeni çdo ditë në çdo fshat dhe në dy qytetet. Të dy qyteteve u mungojnë streha sociale dhe ambientet ku të grumbullohen dhe të takohen e të flasin me njëri tjetrin.

Ju premtoj se nga çdo ministër dhe deri të kryeministri, çdo ditë të javës do ja nxij jetën për projekte dhe për investime.

Ndoshta do bëjëm dhe çudinë që Niko Peleshi të braktisë Korçën që të vij në Kolonjë për pushime.

Ftoj kryeministrin të bëj betimin e Erionave, e ndërtoi Tiranën me Erionin dhe ta bëj Kolonjën me Erionin”, tha Isai.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.