Ditëlindja surprizë për motrën kthehet në mort, mes 20 viktimave në limuzinë janë 4 motrat dhe burrat e tyre
Katër motra dhe burrat e tyre ishin në mesin e 20 personave qe mbeten te vrarë në një aksident, kur limuzina e marre per nje ditelindje surprize doli nga rruga ne Nju Jork.
Grupi ishte në rrugë e siper për një surprizë ne ditelindjen e 30-të te motrës më të vogel kur Limousine Ford Excursion 2001 humbi kontrollin ne nje kryqezim dhe goditi një makinë të parkuar jashtë një dyqani të vogël në qytetin Schoharie.
Motrat, të cilët janë identifikuar si Abigail Jackson, Mary Dyson, Allison King dhe Amy Steenburg, te gjithe ne rruge e siper kur ndodhi aksident i tmerrshem.
Bashke me to ishin edhe bashkeshortet, te gjithe te vdekur. Familja gjithashtu ka identifikuar edhe ciftin e porsamartuar Erin McGowan, 34 vjeç dhe bashkëshortin e saj Shane McGowan, 30 vjeç, si dy nga viktimat. Ata u martuan vetëm në qershor.