Dita e Verës sipas Faik Konicës

“Dita e Verës është dita në të cilën stërgjyshërit tanë, kur s`kish lindur Krishtërimi, kremtonin bashkë me Romakët dhe Grekët e vjetër, perëndite e luleve, të shelgjeve,të krojeve.

Kur çkrin dimri, kur qaset vera e buzëqeshur, e hollë dhe e gjatë si në pikturë të Botiçelit, zemra e njeriut shkarkohet nga një barrë, shijon një qetësi, një lumturi të ëmbël. Në këtë gëzim stërgjyshërit tanë ndjenin një detyrë, tu faleshin perëndive që sillnin këto mirësira. Dhe ashtu leu festa hiroshe që e quajnë Dita e Verës.

Loading...

Në pak ditë në Shqipëri, besnikët e fundmë të paganizmit, besnikë padashur dhe pa dijtur , do të rrethojnë me verore degët e thanavet, të dëllinjavet, të dafinavet të gjithë shelgjeve të nderuara. Do të këputin degë të gjelbra dhe do t’i venë mbi kryet e shtëpivet.

Të mos i lëmë të humbasin këto festa të vjetra të rracës sonë. Nuk i bëjnë dëm njeriut. Sjellin një gëzim të kulluar në shtëpi. Në një vend ku jeta e të vegjëlvet është aq e trishtuar, djelmuria dhe vajzat kanë një rasë të rrallë për të dëfryer. Për të mëdhenjtë, Dita e Verës ka një shije poetike të hollë e të rrallë”

Dhe ashtu leu festa hiroshe që quajmë Dit’ e Verës.

(Botuar më 1911)

F. Konica

 

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.