Dielli i shqiptarëve nuk lind në Anadoll !!

Nga Albina Deda

Një memorial në dukje i pakuptimtë, por që cënon jo vetëm autoritetin e demokracisë por dhe sovraneitetin e Shqiperisë pikërisht në tokën ku prehet Abdyl Frashëri ky korife i anti-turqizimit të Atdheut tonë.

Erion Veliaj po i del për zot, por kushdo e din që autori i vertetë i kesaj zhgaravinë me pasoja të rënda është
Edi Rama.

Natyrisht pergjegjesi mban cilido politikan që u bë pjesë e kësaj ceremonie që në fakt është inagurim i Erdoganizimit të Shqiperisë dhe një provë për funeralin e historisë dhe demokracisë tonë.

Ne jemi shqiptar dhe kemi me mijera figura për ti kujtuar dhe memorializuar pa u bërë sentimentale pankozmike globaliste që “merakosemi” per “vellezerit” aziatike si dikur Enver Hoxha per kinezet!

Ky është jo vetem njyë skandal historik por dhe një gafë diplomatike e cila konvenon me arritjen e raketave të Putinit në Ankara!!

Natyrisht Edi Rama e din mirë por mediokriteti dhe laku i nbledhur në qafe nga perendimi e bejne te mendoje çmendurisht se mund ti beje presion aleateve tane euroatlantike.

Ai memorial do të zhduket shumë shpejt se bashku me “idhujt”e rreme të ketij vendi…..pasi dielli i shqiptareve nuk lind në Anadoll. 

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.