DETAJET/ Shkaku, pse u konfliktuan dy pronarët në Lezhë

Detaje te reja nga sherri i mbremshem ne Lezhe, qe perfundoi me nje person te plagosur me arme zjarri. 

I plagosur mbeti Ardian Kola 37-vjeç, personi qe shihni ne kete foto. Ndërsa autori, sipas policise ende ne kerkim është Aleksandër Dedgjonaj.

“Panorama” meson se konflikti mes tyre nisi per nje vend parkimi. Shkak i sherrit qe me pas degjeneroi ne nxjerrjen e armes u be parkingu i makines, pasi te dy personat kishin dyqanet ngjitur ne nje objekt, prane Katedrales.

NGJARJA

Policia beri mbreme me dije se “Rreth orës 20:16, te spitali Rajonal Lezhë është paraqitur shtetasi A.K. vjeç 37, banues në Lezhë i plagosur lehtë në këmbë dyshuar nga armë zjarri.”

Autori i plagosjes është identifikuar si shtetasi Aleksandër Dedgjonaj, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij.

Njoftimi i policise:

Policia identifikon autorin e plagosjes së 37 vjeçarit

Vijon ndjekja për kapjen e tij

Rreth orës 20:16, te spitali Rajonal Lezhë është paraqitur shtetasi A.K. vjeç 37, banues në Lezhë i plagosur lehtë në këmbë dyshuar nga armë zjarri.

Në vendngjarje në qytet Lezhë, kanë mbërritur menjëherë forcat policore ku nga hetimet paraprake kanë identifikuar si autor të dyshuar shtetasin A.D. ku punohet për kapjen dhe shoqërimin e tij.

Shkak i plagosjes dyshohet një konflikt i çastit i ndodhur për motive të dobëta.

Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.p

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.