DETAJET/ Rënia e Teqjes, portieri kalon rrezikun për jetën. Nuk ka thyerje, por mjekët po shohin për…

Aldo Teqja duket se e ka kaluar rrezikun për jetën. Portieri i Partizanit, që ra mbrëmjen e sotme nga kati i gjashtë i pallatit, gjendet në Spitalin e Traumës, por për fat të mirë pa thyerje në shtyllën kurrizore.

aldo teqja partizani

24-vjeçari është përplasur me një tentë gjatë rënies, dhe tashmë nga kontrollet në spital, vërehet se nuk ka thyerje, por vetëm shembje. Mjekët po shikojnë për hemorragji të brendshme, si edhe probleme në shtyllën kurrizore, të cilat mund të shfaqen më vonë te lojtari.

 

Për momentin ai gjendet ende në spital, dhe në orët në vijim priten edhe analizat më të specializuara, që do të përcaktojnë gjendjen e Teqjes.

 

Mësohet se 24-vjeçari është Aldo Teqja, portier i ekipit të Partizanit.

Sipas policisë, i riu është dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës, ndërsa nuk dihet ende gjendja  e tij shëndetësore.

NJOFTIMI I POLICISË

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 19:40 në rrugën “Medar Shtylla”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 6-të i banesës shtetasi A. T.,24 vjeç,i cili u dërgua në spital për ndihmë të specializuar mjeksore.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Menjëherë pas raportimit në media se portieri i Partizanit, Aldo Teqja, ka rënë nga kati i gjashtë i një pallati, ka reaguar edhe vetë klubi.

aldo teqja

 

 

Nëpërmjet një njoftimi, Partizani shprehet se Teqja ka pësuar një aksident, jo ashtu siç e shpreh policia, e cili në versionin e saj shkruan se lojtari është vetëhedhur në kushte të rënda psikologjike.

Partizani njofton tifozët se Teqja është shtruar në spitalin e Traumës për momentin, dhe gjendet nën mbikëqyrjen e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I PARTIZANIT

Klubi njofton se pjestari i ekipit Aldo Teqja siç edhe është raportuar në media ka pësuar një aksident menjëherë pas përfundimit të takimit Partizani – Teuta. Aktualisht portieri Teqja gjendet i shtruar në spitalin e Traumës në Tiranës nën mbikqyrjen e mjekëve, fatmirësisht jasht rrezikut për jetën. Mjekët e spitalit janë duke monitoruar gjendjen e Lojtarit. Prezent në ambientet jashtë spitalit janë shokët e skuadrës, stafi dhe drejtues të Klubit.

213

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.