Detaje të reja dalin në dritë nga krimi i 8-fishtë në Resulaj të Vlorës

Detaje të reja dalin në dritë nga krimi i 8-fishtë në Resulaj të Vlorës, ku një i ri ekzekutoi me breshëri automatiku kushërinjtë e tij. Ngjarja makabre ndodhi pasditen e sotme. Gazetari Enrik Mehmeti ka siguruar për ‘BalkanWeb’ detaje rreth konfliktit mes Ridvan Zykaj dhe viktimave, anëtarë të një trungu familjar. Gjithçka kishte nisur para 5 vitesh kur familja Zykaj kishte akuzuar autorin e krimit, se i kishte vjedhur 5 pula deti.


Pas shumë debateve përgjatë kësaj kohe, siç duket 24-vjeçari nuk e ka përtypur dot këtë akuzë, ndërsa vendosi që të hakmerrej në mënyrën më monstruoze, duke shuar dy familje. ‘BW’ mëson se debati më i fundit mes autorit dhe familjes Zyka kishte ndodhur vetëm para pak ditësh për bagëtitë.

 

Ndërkohë, mësohet se para dy javësh, autori i dyshuar ishte dhunuar nga një prej të afërmve të tij, që nuk dihet nëse është pjesë e viktimave, dhe kishte përfunduar me lëndime të shumta në spital.

Ndërkohë, ditën e sotme i riu bashkë me familjen e tij, (jetonte me prindërit, motrën dhe vëllain) kishin qenë në një drekë familjare tek një kushëriri i tij, pasi ky i fundit ishte kthyer nga emigrimit. Teksa dyshohet se ka qenë në efektin e alkoolit, i riu është ngritur më herët se familja e tij nga dreka, ndërsa është drejtuar për në shtëpi. Bazuar tek të dhënat e grupit hetimor, por edhe të banorëve të zonës, ‘BalkanWeb’ mëson se i riu pasi ka rrëmbyer kallashnikovin, ka hyrë në banesën e Demir Zykajt, vëllait të gjyshit të tij (familja me të cilën kishte konflikte) dhe ka hapur zjarr, duke e lënë të vdekur.

Fill pas tij ka vrarë edhe gruan e Demirit, bashkë me djalin dhe nusen e tij. Por Ridvani nuk është ndalur me kaq. Pasi ka dalë nga banesa e parë, i është drejtuar tjetrës ngjitur, ndërsa ka qëlluar ndaj djalit të Demirit, gruas së tij dhe dy fëmijëve të mitur, 17 dhe 9 vjeç. Fill pas krimit të rëndë, që la pas 8 të vdekur, autori është larguar bashkë me armën. Sapo u sinjalizua për ngjarjen, forca të shumta të Policisë, Renea, Delta Forcë, Fnsh, dhe forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë janë vënë në ndjekje të tij. Ndërkohë ai nuk dihet se ku është fshehur, ndërsa nuk përjashtohet fakti se mund edhe të dalë drejt autostradës Levan-Tepelene.

VIKTIMAT

1-Demir Zykaj, 75 vjec (Vellai i gjyshit të autorit)

2- Ferie Zykaj, 72 vjece, (Gruaja e Demirit)

3-Besim Zykaj, 42 vjeç (Djali i demirit)

4-Vasilika Zykaj, (Gruaja e Besimit)

5-Sara Zykaj, 17 vjeçe (Vajza e Besimit)

6-Ledjon Zykaj, 9 vjec (Djali i Besimit)

7-Azem Zykaj (Djali i Demirit)

8-Afërdita Zykaj (Gruaja e Azemit)

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.