Detaje/Qëlloi me armë zjarri në në lokalin e basteve… (foto)

Policia ka dhënë detaje lidhur me të shtënat me armë zjarri që u shënuan këtë mbrëmje në Tiranë.

“Rreth orës 21:10, në një lokal në rrugën ‘Shefqet Musaraj’, shtetasi  L.L., rreth 35 vjeç (pronari i  lokalit) për motive të dobëta është konfliktuar me një shtetas tjetër ende të paidentifikuar, i cili gjatë konfliktit ka qëlluar me armë zjarri.

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore pronari i lokalit, shtetasi L.L., dhe po punohet për identifikimin dhe shoqërimin e shtetasit tjetër të përfshirë në konflikt”, njoftoi Policia e Tiranës.

***

Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Tiranë

Një telefonatë për një plagosje me armë zjarri ka alarmuar sallën operative të Policisë së Tiranës, mbrëmjen e sotme.

a

Loading...

Pas telefonatës, efektivë të policisë kanë shkuar në vendngjarje, por nga verifikimet e deritanishme nuk eshte evidentuar asnjë i plagosur, bënë me dije burime zyrtare.

“Ka ardhur nje telefonate te salla se ne rrugen “Shefqet Musaraj”, dyshohet se nje person ka plagosur me arme zjarri nje shtetas. Policia eshte ne vendngjarje per verifikimin e informacionit. Deri tani nuk eshte evidentuar asnje i plagosur. Po kryhen veprimet”, njoftoi policia.

Vendi-i-ngjarjes-770x433

Policia ka rrethuar zonën ku dyshohet se u shënuan të shtëna me armë si dhe ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë. Burime nga vendngjarja thanë se janë dy gëzhoja.

Efektivët po ushtrojnë kontrolle edhe brenda një lokali bastesh sportive në zonë.

Policia ka ushtruar kontroll në spitalet e kryeqytetit, por deri më tani nuk rezulton të jetë paraqitur asnjë i plagosur.

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.