Dërgojini në Jemen këta monstrat!

 

Nga: Ilda Hysa

 

Nuk mundemi kurrsesi të hapim televizorin në shtëpitë tona për tu informuar mbi aktualitetin, sepse të kaplon një pesimizëm i papërshkrueshëm per jetën.

Nuk flitet më për reforme në arsim , reforme në drejtësi, shendetësi , polici , por dëgjojme se si një profesor përdhunon një të mitur që është nxënësja e tij.  Dëgjojme për një polic i cili përfiton nga frika e një “viktime të dhunes seksuale” dhe abuzon sërish me të duke e kanosur dhe kërcenuar për jetën e saj dhe të familjarëve. Dëgjojme për një mjek që në kundërshtim absolut me ligjin mbështet të sipërpërmendurit duke e detyruar të miturën të abortojë disa herë.

Dëgjojme për një grup prej 7 te miturish të cilët abuzojnë seksualisht  në grup  me një vajzë 14 vjecare.

Këtu nuk funksionon asgjë ! Njeriu është kthyer në një qënie të neveritshme që në radhë të parë ka gure në vend të zemrës, për të mos folur më tej që morali dhe parimet janë inekzistente! Këtu arsimi është kthyer në një biznes ku gjithsecili pretendon të përfitoje. Policia është ekzistente vetëm atëherë kur mbush xhepin. Mjekësia sot të le vdesësh për medikamentet më minimale. Ndërsa drejtësia të le ne burg , ndoshta pa pasur dhe faj.

Ku kane përfunduar profesionet me humane në botë? Ku është sot etika morale dhe profesionale ? Ku është sot ndjenja njerëzore? Ku është sot optimizmi? Ku është sot deshira për të jetuar në këtë vend? Ku janë sot institucionet? Ku janë sot ato “dallaverexhinjtë” që janë zgjedhur nga populli me shpresën se do të bëjnë dicka të mirë për këtë vend ??
Por mbi të gjitha ku jemi ne o njerëz? Ku ka përfunduar ndjenja njerëzore?  Ku jemi ne që lejojmë të ndodhin dukuri të tilla ? Ku është zëri i sovranit?

Dhe ta mendosh qe e keqja fillon nga arsimi jo cilësor,, fillon nga ai profesori i paskrupul që vetëm njeri nuk mund të quhet. Fillon nga ai i cili në vend qe te përcjellë dije dhe kulture,  trondit një shoqëri të tërë me gjestin e tij makabër dhe të pajustifikueshëm.

Le ti dërgojme në Jemen këta! Le të dergojmë dhe ca miq të tyre për tju dhënë një mësim se si është të cënosh  jetën dhe dinjitetin e tjetrit.
Le ti dergojmë atje them unë! Ne nuk ua gjejmë dot vendin, Jemeni po!

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.