Deputetja Pampuri: Tirana nuk mund të përfaqësohen nga një kryebashkiak llafazan dhe i dështuar

Deputetja e Partisë Demokratike Orjola Pampur i është kundërvënë kryetarit të Bashkisë Tiranë në lidhje me detyrën e tij.

Në reagimin e saj Pampuri e ka akuzuar Erion Veliajn si një shpërdorues fondesh i cili nuk përfaqëson fytyrën dhe moralin e qytetarëve të Tiranës.

Postimi i Pampurit:

Tirana dhe tiranasit nuk mund te perfaqesohen me ty more kryellafazan e shperdorues fondesh, ti nuk perfaqeson fytyren e moralin e qytetareve te Tiranes……

Nese ti mor kryebashkiak llafazan e i deshtuar, flet per 800.000 banore te Tiranes dhe jo per 200.000 banore autoktone te saj, ben gabimin me te madh, e me te drejte mund te mendoj qe ne kuader te llafazanllekut tend, shpesh brockullat jane here pas hershme. Po ata 300.000 ndertuan kulturen, traditen, historine e cila u trashegua brez pas brezi nder tironca. Jane ato QYTETARE QE HAPEN DYERT E PRITEN QINDRA MIJERA QYTETARE TE TJERE 120 VITE ME PARE, me te cilet nderthuren ne harmoni te plote vlerat e QYTETARISE. E ashtu sikurse atehere keta qytetare mirepriten qindra mijera te tjere edhe pas viteve ’90, me te cilet u beme 800.000, madje dhe me shume. Por kjo nuk do te thote qe ti kryebashkiak llafazan me brockullat e tua te “vrasesh” vlerat qe ndertuan nder breza qytetaret e Tiranes. Kete ne Tiranasit, me zemer te madhe, nuk ta lejojme. Ne kemi te shkuar, kulture e histori, pa te cilat nuk mund te jetoje askush. Ne kujtojme boulevardin, teatrin, sahatin, stadiumin, ku kemi kujtime edhe pse ne kohe te veshtira, ato qe ti me nje mungese te theksuar qytetarie dhe me nje llafazanllek te peshtire kerkon t’i perdhosesh. Sot jemi me shume se 800.000 ne Tirane, por te gjithe bashke e kane kuptuar vleren historike te Tiranes e do te te japin mesimin qe meriton me vote.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.