Deputetja e Bashës Fatbardha Kadiu ankohet për Pekën

- Kryesore, Statusi Publik
0

Fevzo ‘peshkon’ deputeten e Bashës. Fatbardha Kadiu ankohet për filmimet private

Një deputete e Partisë Demokratike e quajtur Fatbardha Kadiu, e listuar në Durrës,  ka bërë sot një reagim të pazakontë. Deputetja thotë se do hedhë në gjyq gazetarin Çim Peka, pasi sipas saj Peka ka shpifur publikisht ndaj saj.

Statusi i deputetes Kadiu

Ditët e fundit në një prej emisioneve televizive, të cilin e ndoqa vetëm pasi u njoftova, gazetari Çim Peka publikisht më ka shenjuar si një ndër deputetet e PD që paska votuar Gramoz Ruçin.
Mu referua si ‘e dyta e listës së Durrësit’.
Pa asnjë motiv për të gjykuar në cilin numëror është ky gazetar në listën e gazetarëve të ndershëm dhe transparent sepse këtë e gjykon me aq sa i lejohet publikut, theksoj që nuk përfaqëson asnjë institucion që gjykon apo prodhon të vërtetën.
Ky gazetar si çdo kush tjetër pas kësaj akuze do të përballet me insitucionet e drejtësisë nga ana ime për shpifjen që kreu publikisht.

Por deputetja e re demokrate duket se ka rënë në grackën e disa filmimeve aspak publike, por tërësisht private të cilat realizohen në studion e ‘Opinion’ kur në TV shfaqen reklama dhe kur panelistët diskutojnë në mënyrë private dhe jo publike.

Deputetja demokrate Kadiu pretendon se deklaratat e Pekës janë publike, por në fakt ato janë deklarata private dhe jo publike, të filmuara me kamera të fshehtë dhe të transmetuara në një rubrikë argëtuese.

Facebook Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *