Dënimi me shërbim prove i Tahirit, LSI: Ka marrë peng Ramën

Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për dënimin me 3 vite shërbim prove.

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, LSI thotë se vendimi i mbrëmshëm tregon se drejtësia është peng i Edi Ramës dhe se Edi Rama është peng i Saimir Tahirit.

Sipas LSI, Edi Rama ka bërë çdo gjë për ta mbrojtur saimir Tahirin, sepse Rama është peng i dosjeve korruptive dhe i familjarëve të tij.

Ja deklarata e plotë e LSI:

Për LSI, vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda tregon qartë se drejtësia është marrë peng nga krimi i organizuar dhe Edi Rama është peng i Saimir Tahirit dhe strukturave kriminale.

Edi Rama ka bërë gjithçka për të mbrojtur Saimir Tahirin dhe ka përdorur çdo mekanizëm të tijin sepse Edi Rama është peng i dosjeve korruptive dhe i familjarëve të tij.

Projekti i kanabizimit të vendit, trafiku ndërkombëtar i drogës është projekt politik i Edi Ramës sepse Edi Rama është “Shefi i madh” i cili projektoi dhe urdhëroi këtë projekt shkatërrues për vendin që nxiu historinë e Shqipërisë në mediat botërore.

Me Edi Ramën është provuar që nuk ka drejtësi, krimi i organizuar ndjehet i fortë, i sigurtë dhe i pëkrahur.

Ka vetëm një rrugë: Të çlirohet vendi nga Edi Rama dhe kapja e institucioneve nga krimi i organizuar për të instaluar shtetin e së drejtës për të kthyher tek çdo qytetar dinjitetin dhe shpresën se ky vend do të bëhet.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.