Demaliaj: Gazetarët opozita jashtë Parlamentit, të zbërthejnë kodin lideres Rudina…

Analisti Ilir Demaliaj ka postuar një shenim në faqen e tij në facebook ku me një ironi të hollë ka replikuar me drejtuesin e lartë të LSI Luan Rama i cili kishte shprendarë një video të deputetes Hajdari me nënshkrimin, “a mundet ndokush të më shqipërojë se çfarë po thotë kjo zonja – lidere e opozitës parlamentare?…

Ja postimi i plotë i Demaliajt

Replikë me Luan Rama për lideren e opozitës re

Rudina foli me kodin e ndërkombëtarëve

Nëpermjet foltores së Parlamentit ajo i dha mesazhin ndërkombëtarëve.

Fjalimi nuk kishte nevojë për kryefjalë, kallzues, pika a presje pasi ashu do të merej vesh kodi dhe dekonspirohej misioni i caktuar zonjës Rudina nga partnerët Europianë dhe Amerikanë.

Gazetarët opozita jashtë Parlamentit, të ulen dhe me durim të zbërthejë kodin e Rudinës për ndërkombëtarët si kodi marveshjes dhe daljes nga ngërçi politik.

Mendoj që opozita dhe gazetarët duhet urgjentisht të takohen edhe me Astrit Patosin, ku siç flitet, është ai që ka krijuar kodin e radiogramit ndërkombëtar për ta paraqitur në kuvend Rudina.

Rroftë opozita e re dhe liderja e saj si e vetmja zgjidhje e krizës dhe shpresë e së ardhmes!

Më poshtë videoja që shprendau Luan Rama

Image

 

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.