Demalia: Ndryshe nga Hoxhë-Kolekët që të kalbnin në burg për fjalën e lirë, Rama…

Analisti Ilir Demalia pozicionohet kundër propozimit të Kryeministrit Edi Rama për të ashtuquajturën paketë “Anti-shpifje”.

Ilir-Demaliaj-SHBA

 

“Ndryshe nga Hoxhë-Kolekët që të kalbnin ne burg për fjalën e lirë, KM duke ditur se sot ne situatat dhe kohën që jetojmë nuk mund ta bëj këtë, me bandën qeveritare dhe brigadën socialiste të krimit dhe varfërimit dhe pasigurisë së jetës nga krimi i dalë në rrugë, po i detyron shqiptarët të ikin nga sytë këmbët nga vendi tyre për të sunduar rehat Shqipërinë si çiflig”, shprehet Demalia në një shënim në Facebook.

Statusi i plotë

Sot nuk është Shqipëria e “çlirimtarëve të 1944 së Hoxhë-Kolekëve & Corp.

– Rama  në delirin e tij dhe skizofreninë e një mitomani që shikon ëndërra se ky do të vendosë shqiptarët nën dhunën e tij të krimit qeveritar me lidhjet e kriminelëve të drogës, prostitucionit, nëpërmjet  larjes së tyre nga lavatriçja e qeverisë së KM-së dhe bandës Rilindjes, lëshon një kumt tjetër për të frikësuar gazetarët dhe  njerëzit e thjeshtë me një paketë antishpifje e cila do të dënoi njerëzit që “shpifin” për shipfërinë neveritëse të KM-së dhe qeverisë së tij dhe bandës socialiste.

Sipas KM-së, parat e fituara nga “shpifësit” do të shkojnë në fondin e edukimit për të edukuar “pionierët e Ramës” në shpëlarjen e truve që do të jenë më pas vullnetarët e Ramës.

Loading...

Po çfarë nevoje ka te shpifësh për KM-qeverinë dhe bandën e Socialiste kur Shqipëria është bërë një ferr për shqiptarët nga droga, krimi, pasiguria për jetën, varfëria, korrupsioni, i kësaj qeverie me lidhjet e oligarkëve të krimit?!!

Por Rama tani që po kap drejtësinë ashtu si Berisha dje, kur gjyqtari të ketë përballë një gazetari apo opozitari, qeveritarin e bandës së Ramës me prokurorin dhe  gjyqtarin e vendosur nga Rama,   apo më keq, një  qytetar edhe më të pambrojtur, sigurisht që e “drejta: do të jetë me bandën e KM-së.

Rama duhet të kujtoj gjyqet e bandës së tij dje, të Ballës e Tahirit me drejtësinë e Berishës, ku thonte: Jemi vend qesharak.

Po, jemi vend qesharak. Dhe KM është kryeklouni i kesaj tragji-komedie shqipëtare.

Ndryshe nga Hoxhë-Kolekët që të kalbnin ne burg për fjalën e lirë, KM duke ditur se sot ne situatat dhe kohën që jetojmë nuk mund ta bëj këtë, me bandën qeveritare dhe brigadën socialiste të krimit dhe varferimit dhe pasigurisë së jetës nga krimi i dalë në rrugë, po i detyron shqiptarët të ikin nga sytë këmbët nga vendi tyre për të sunduar rehat Shqipërinë si çiflig. Rama me bandën e Rilindjes me këtë mënyrë e ka rrëshqitur Shqipërinë mbrapsht në situatën e Berishës 96-97, ku u dhunua vota dhe krimi doli në rrugë. Dëmi do të jetë i pariparushëm por Rama do të përfundoj shumë më keq se Berisha edhe pse nuk e kupton, por jeton, ne delirin se po bën Shqipërinë “Fanar Ndriçues” në brigjet e Adriatikut. Eshtë imediate për shqipëtarët jo “shipfja” e kësaj bande politike socialiste, por largimi i saj me çdo kusht.

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.