Deliron Rama: Kryeministër si unë do gjeni vetëm në botën tjetër qe ju kthen pergjigje me sms dhe instastory

  • Kryeministri Edi Rama prezantoi sot në Kryeministri, platformën për punësimin e studentëve ekselentë.

Shefi i qeverisë u ndal edhe te studentët të cilët kanë bllokuar fakultetet, duke thënë se nuk kanë më forcën, prandaj nuk dalin më te Kryeministria.

Ndër të tjera ai i ka quajtur të rinjtë që kanë bllokuar fakultetet, si çetë që pengojnë studentët për të bërë mësim.

Rama tha:

Si mund të arrijë puna që një grup njerëzish nuk dalin më te Kryeministria se nuk kanë forcën për të treguar që janë shumë, pengojnë të tjerët që të bëjnë mësim? Unë mund të jem një tek pullë, se kjo është demokracia, unë jam një që dua mësim, kam paguar paratë, nuk më intereson as protesta, por vetëm të marr mësim, pedagogu ka të drejtë të më japë vetëm mua mësim, e rrugën deri te banka nuk ka pse të ma pengojë çeta, nuk ka pse të më pengojë, se kërkojnë gjëra që nuk kanë për t’u bërë kurrë. Dhe i kanë vënë emrin studentë, studentët duan kështu, duan ashtu. Kërkojnë të njëjtën gjë për masterin, nuk bëhet, nuk bëhet, kemi bërë përjashtim për 9 e dhjeta, kaq, masteri nuk është detyrim i shoqërisë për të paguar për ty.

Më tej në eufori e sipër Rama u ka thënë studentëve, se kryeministër si ai do të gjejnë vetëm në botën tjetër.

Kryeministri shtoi:

Pastaj kur të iki unë, do flasim prapë, mos kini merak. Do ta gjeni kryeministrin që ju bën Instastory dhe ju kthen përgjigje në çdo mesazh, do ta gjeni në botën tjetër. Ky është rezultat i punës sime si protestues, jo i protestës tuaj, se këtë nuk e kishit fare.
Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.