Del përpara gjykatës pronari i restorantit: Nuk kam prekur njeri me dorë, e kam bërë për…

Në Gjykatën e Vlorës u zhvillua sot masa e sigurisë për shtetasin Mihal Kokëdhima, i arrestuar pasi goditi me sende të forta furgonin e një grupi spanjollësh që kishin drekuar në restorantin e tij.

mihallkokedhima

 

 

Pas pakënaqësisë së turistëve për shërbimin, Kokëdhima shpërtheu në dhunë ndaj tyre. Ai përfaqësohej në seancë nga dy avokatë, ndërsa gjyqtari i çështjes është Esmerilda Habilaj.

“Më morën zvarrë me makinë. Ç’është kjo punë nuk kam prekur njeri me dorë. Ku kanë faktet që i preka me dorë. Më rrëzuan në Qeparo, nga makina. Unë nuk e theva xhamin për t’i dëmtuar por për t’u mbajtur.

Unë u mora targën, telefonova policinë. Ata futën marshin të më shtypnin, dhe unë u hodha ne kriskot. Kam dy fëmijë në shkolle në Gjermani. Ne dy muaj punojmë. Më lini të punoj”– ka thënë Kokëdhima.

Avokatët mbrojtës kanë kërkuar masë sigurie më të butë, duke ofruar edhe garanci pasurore deri në 3 mijë euro.

Sipas avokatëve, asnjë nga akuzat nuk qëndron për ta mbajtur prapa hekurave, ndërsa shtojnë se nuk rrezikshmëri shoqërore.

Kokëdhima akuzohet për “kanosje”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Ai u arrestua tri ditë më parë nga policia.

 

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.