Deklarata mediokre e Cavalerës duhet dënuar me termat më të ashpër

Nga Neritan Sejamini

Deklarata e Genovefa Cavelaras, një burokrate e nivelit të ulët të BE-së, e cila justifikon se nuk ka probleme që vonohet drejtësia për dhjetëra mijëra shqiptarë se mungesa e “Gjykatës së Lartë është një cmim që duhet paguar” prej tyre, është një deklaratë skandaloze, e papranueshme, dhunim i hapur i të drejtave themelore të njeriut, dhunim i demokracisë dhe standardeve themelore të BE-së.

Cavalera është gjithashtu përgjëgjese direkte për gjendjen ku jemi, sepse kjo reformë mediokre u hartua dhe u mbrojt prej ekipit të saj, të cilet ishin aq të paaftë sa as nuk menduan e parashikuan pasojat shkatërruese të zbatimit në praktikë të propozimeve të tyre mediokre per reformë.

Deklarata e sotme e Cavaleres duhet dënuar me termat më të ashpër. Ndërkohë, i duhet kërkuar Presidentit të BE-së dhe Presidentit të Komisionit Europian të distancohen menjeherë nga qendrime të tilla të papergjegjshme, të cilat inkurajojnë dhe justifikojnë shkatërrimin e sistemit të drejtesisë, duke i sjellë dëme të mëdha shqiptarëve dhe Shqipërisë.

Loading...
Të ngjashme
  1. Safet Qose says

    He more Sejamin . paske bere zbulime te medha qe paske gjetur shkaktarete te voneses se reformes .bravoo kalemxhiu i perkedhelur i politiko pushtetareve qe keni bere sehir dhe jeni kenaqur me masakren qe keni bere popullit ne tere trazicionin duke fituar nga rrumpalleku berishjan per te mbushur xhepat tuaj Tani luftoni kunder nderkombetareve se u eshte prishur terezia kriminale .

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.