Deklarata e fortë e Artan Hoxhës: Pse nuk e përmend opozita bandën rivale të “Bajrave”? Sepse atë e drejton…

Gazetari Artan Hoxha shpreh shqetësim se perse opozita denoncon ne mënyre të njëanshme bandat që, sipas tij, mbështesin qeverinë dhe nuk denoncon bandat rivale që janë politikisht pranë asaj.

 

 

“Pse nuk e përmend opozita bandën e Kirasit, rivalen e bandës së Dobraçit (Bajri) në Shkodër. Është kryetar i një partie politike ai që dominon Kirasin, është aleat i opozitës”, tha Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “KAPITAL” në Vizion Plus.

“E njejta gje edhe ne Elbasan, opozita denoncon Celajt, po pse nuk denoncon Capjet qe kane vrare 4 punonjes policie ne 15 vitet e fundit? Pse nuk i permendin? Mua me shqeteson perdorimi politik i situates kriminale. Krimi i organizuar nuk ka ngjyre, ai can dhe penetron atje ku gjen hapesire”, vijoi ai.

Gazetari rrëfeu se një nder 4 personat e zhdukur se fundi ne qytetin e Vlores eshte nje skafist qe ka udhetuar 7 here duke transportuar qindra kg cannabis drejt Italise.

Loading...

“Ka shkuar te marre pagesen prej 200 mije eurosh per punen qe ka bere dhe aty eshte zhdukur. Quhet Mario Metushaj. Nuk dihet se ku ka perfunduar”.

Per Shullazin

“Ka qene ne aktivitet edhe para 2005. Ka qene edhe ne burg ne ato kohe. Kur ka ardhur PD ne pushtet eshte akuzuar se hapur kercenoi dy deputete te PS, Vasilika Hysin dhe Besnik Baren ne nje nje takim elektoral, me arme. Dikur mbeshteste kandidate e PD, me vone ka bere te kunderten. Krimi i organizuar nuk ka bindje politike”

Per Klement Balilin

“Nuk me rezulton te jete ai Pablo Escobar i Ballkanit. Te tille jane ata qe merren me kokaine dhe jo me cannabis. Nuk jane te Balilit 613 kg kokaine te kapura. Nuk me rezulton te jete ai personi me i rrezikshem apo bosi me i madh i droges.”

Guxim i çartur?

Si e merr guximin Artan Hoxha te denoncoje gjithnje me emra njerez dhe banda te rrezikshme? Eshte trim i cartur, apo ndihet i fuqishem prej informacionit qe zoteron?

“Kam zgjedhur ta beje kete profesion per te permiresuar jeten time dhe te familjes time. Nuk jam I mandatuar nga askush, por keshtu me pelqen. Sa per rreziqet, jam i ndergjegjshem. Une nuk dal kurre me te njejten makine nga banesa. E di mire se me ke kam te bej. Kjo eshte jeta qe kam zgjedhur te bej”, thotë ai.

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.