DEKLARATA E DAÇIÇ: SERBIA KURRË NUK DO TË KETË ARMIQ, SI BILL CLINTON DHE MADELEINE ALBRIGHT

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka thënë se serbët nuk do të kenë kurrë armiq më të mëdhenj se ish-Presidenti Amerikan, Bill Clinton dhe ish-Sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright.

Sipas ministrit ata janë sjellë shumë keq me serbët gjatë vitit 1999, ndërsa sipas tij, ata zgjodhën Serbinë për armik.

“Se si janë sjellë me popullin tonë demokratët në erën e dinastisë Clinton e kemi ndjerë shumë mirë në lëkurën tonë më 1999. Ata e kanë zgjedhur për armik Serbinë dhe jo ne”, tha Daçiç.

Ai po ashtu ka shtuar se është qesharake që shqiptarët të mbështesin aq shumë Hillary Clinton, ndërsa kur serbët provojnë të organizohen për mbështetje ndaj Trump, konsiderohet si ndërhyrje në punët e Amerikës.

“Kur shqiptarët e mbështesin në mënyrë të organizuar Hillary Clintonin dhe kur me emrin e saj i pagëzojnë madje edhe butikët, atëherë ky është qëndrim legjitim, ndërsa kur unë e përmend si ide mundësinë që serbët të mbështesin në mënyrë të organizuar Trumpin atëherë kjo konsiderohet si ndërhyrje në punët e brendshme të Amerikës. Vërtet qesharake. Për dallim nga Clintonët, të cilët kanë thënë se Kosova e pavarur është legat i tyre familjar, aparati i Trumpit na ka dhënë shenja inkurajuese se për zgjidhjen e ardhshme të nyjës kosovare mund të negociohet”, ka thënë Daçiç për Novosti.

“Ndryshe prej periudhës së qeverisjes së Clintonëve, të cilët mendojnë se këtë histori e kanë mbyllur me bomba në vitin 1999, serbët duhet të bëhen faktor i organizuar, e pastaj demokratët le të mendojnë se si mund të fitojnë votat e tyre”, është shprehur ai.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.