Debat te Ligjet/ Bashkim Fino: Me dhimbje…

Në Komisionin e Ligjeve në Parlament, po diskutohet kërkesa e 55 deputetëve, për shkarkimin e Presidentit Meta, pas vendimit të tij për të anuluar 30 qershorin si data e zgjedhjeve vendore.

Deputeti i LSI-së, Ralf Gjoni, e cilësoi të nxituar vendimin për shkarkimin e Presidentit Meta, duke theksuar se procedura e shkarkimit, është një lojë politike.

 

ligjet

“Mendoj se është i nxituar vendimi për të shkarkuar presidentin, pasi ende nuk kemi të bëjmë me një akt për të delegjitimuar Parlamentin. Mua më duket se kjo procedurë shkarkimi është një lojë politike që ju po bëni dhe është e pabazuar në Kushtetutë. Është një lojë që po hapet për të bërë zhurmë mediatike”, u shpreh Gjoni.

Ndërkohë që deputeti Spartak Braho, ndërsa i drejtohej Gjonit, tha se “dekreti i presidentit nuk është llastik për të mbathura, që mund të të hapet sa herë dhe sa të duash”.

Spartak Braho: Më vjen mirë që një koleg i joni, zoti Fino, ndonëse ekonomist në profesion paraqiti me kompetencë arsyet pse dekreti i presidentit është i pabazuar në ligj e kushtetutë. Ndërkohë që vërej deputetë të tjerë nuk e kanë kuptuar akoma pse kanë ardhur sot. I dashur Ralfi, dekreti i presidentit nuk është llastik për të mbathura, që mund të të hapet sa herë dhe sa të duash.  Është shtyllë dhe neni 92/2 thotë Presidenti i Republikës dekreton zgjedhjet. Nuk ka më as çdekret as njoftim, as vendim. Cdekretimi që ai ka paraqitur nuk parashikohet fare në Kushtetutë.

Ne sot nuk jemi mbledhur për të shkarkuar presidentin, kuptoje dhe këtë, jemi mbledhur për të nisur një procedurë që do të konkretizohet me ngritjen e një komisioni hetimor, apo grupi hetimor që do të konstatojë nëse është shkelje e rëndë apo jo dhe më pas do të vendoset. E kupton këtë që të them apo jo

Ralf Gjoni: E kuptoj shumë mirë, më mirë se ty zoti Braho

Spartak Braho: Le ti japim mundësi parlamentit të nisë procedurën ta hetojë situatën.  Ishalla presidenti nuk e shkelur rëndë që të shkarkohet por për mendimin tim shkelja është e rëndë megjithatë të ngrihet një komision hetimor. Mund të bëj thirrje që ti të jesh anëtar i atij komisioni dhe ta shikosh me sytë e tu që presidenti e ka shkelur rëndë Kushtetutën.

Ndërkohë, deputeti i PS, Bashkim Fino tha  se vendimi i Metës përbën shkelje shumë të rëndë të Kushtetutës.

“Presidenti ka marrë një copë letër, ka shkruar çfarë ka dashur dhe i ka vendosur emrin dekret. Ajo që më bën përshtypje është letra që presidenti i ka dërguar Kuvendit të Shqipërisë për argumentet e ç’dekretimit. Gjuha e përdorur prej tij është ironike, paragjykuese dhe hipokrite. Jemi përpara një shkelje të nenit 92 të Kushtetutës dhe me dhimbje kemi marrë këtë masë që po ia paraqesim Parlamentit”, tha Fino.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.