Dashamir Shehi e sheh vendimin e gjykatës, si një moment kthese për drejtësinë shqiptare

Vendimin që pritet të jepet për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahir, kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi e sheh si një moment kthese për drejtësinë shqiptare.

 

“Gjykoj që ky mund të jetë një moment kthese për drejtësinë shqiptare që të mbarojë një periudhë pandëshkueshmërie e gjatë”, tha Shehi gjatë një interviste në ABC News.

Sipas Shehit, është momenti që të gjithë politikanët të kuptojnë se po mbaron koha kur mund të bëje çdo gjë dhe nuk ndëshkoheshe. Kreu i LZHK-së u shpreh se kanabizimi i vendit ka pasur të njëjtin efekt negativ si armët e vitit 1997.

Unë uroj që të merret një vendim i drejtë, por të merret një vendim që t’i japë sinjal shqiptarëve, atyre që merren me politikë, që kjo punë nuk vazhdon më tej”, u shpreh Shehi.

Një defekt të drejtësisë, Shehi sheh praninë e të huajve akoma në këto institucione. Sipas tij, gjatë gjithë kohës ata kanë qenë garanci për t’i treguar dhëmbët krimit.

Në seancën gjyqësore që u zhvillua këtë të enjte ndaj Saimir Tahirit, u raportua se prezent gjatë gjithë kohës kanë qenë edhe dy përfaqësues të ambasadës amerikane.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.