Çudirat gjuhësore të Spiropalit

 Nga Elona Caslli

“Nuk prisnim asgjë më shumë. Ka renditur aty me shkrim të gjitha ato që thotë me gojë.

Argumente të vjetër, argumente pa bukë, pa bazë dhe që nuk prodhojmë asgjë përveçse riciklojnë krizën e rëndë në të cilën gjendet PD”.-. do të shpreheshit ju Zonja Spiropali.

Argumente me bukë apo pa bukë?!

Argumenti është një arsyetim i caktuar që përdoret për të vërtetuar ose për të kundërshtuar një mendim , sikundër mund të jetë një provë që sillet për të mbrojtur ose për të hedhur poshtë diçka.

Argumenti mund të jetë bindës; argumenti mund të jetë i fortë; argumenti mund të jetë shkencor.

Argumenti nuk mund të jetë me bukë apo pa bukë, Zonja Spiropali.

Sipas jush kemi dy lloj argumentesh – argumente me bukë dhe argumente pa bukë.

Nga konteksti kuptohet që ju quani një argumentet me bukë atë argument që është i fortë dhe një argument pa bukë atë argument që është i dobët.

Hipotetikisht nëse do të ndiqnim me fanatizëm -argumentet tuaja me bukë- kur të shprehnim mbështetjen apo kundërshtinë lidhur me qëndrimin që dikush mban për një çështje të caktuar do të shpreheshim:

Ai foli me argumente me bukë; ai solli argumente pa bukë ; ai kërkoi argumente me bukë; ajo e mbrojti me argumente pa bukë.

Post Scriptum- Në kontekstin e bukës Zonja Spiropali, ekziston një fjalë e urtë e cila thotë:
– Nuk piqet buka me shkarpa.-

 

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.