CSU dhe SPD, humbëset e mëdha të zgjedhjeve në Bavari

Në Bavari u mbajtën zgjedhjet parlamentare për këtë land. Sipas rezultateve të para, fituese e zgjedhjeve është CSU, por kjo parti ka shënuar rënie serioze.

Partia kristiansociale CSU e ministrit të Brendshëm Horst Seehofer dhe kryeministrit aktual Markus Söder ka fituar numrin më të madh të votave në zgjedhjet për landin e Bavarisë. Mirëpo pikërisht kjo parti ka shënuar rënien më të madhe në vota, në krahasim me zgjedhjet e kaluara. CSU sipas prognozave të para ka fituar 37,3% të votave, që do të thotë se ajo e ka humbur shumicën absolute, që e ka pasur në mandatin e deritanishëm. Ky është rezultati i dytë më i dobët i CSU pas Luftës së Dytë Botërore. CSU-së, e cila tradicionalisht gjendet në pushtet në Bavari, për të vazhduar qeverisjen i duhet të paktën një partner në koalicion. Parnter i mundshëm i CSU-së në koalicionin e ardhshëm mund të jetë Partia Ekologjiste, e cila ka shënuar një rritje serioze të votave, me rreth 17,7%. Vendin e tretë e kanë zënë “Zgjedhësit e Lirë” me rreth 11,5% të votave të fituara. Edhe kjo parti mund të jetë partnere e CSU në koalicion.

Fituesit dhe humbësit e zgjedhjeve

Krahas ekologjistëve, ndër partitë të cilat mund të festojnë për shkak të rezultat të arritur është edhe partia ekstremiste e djathtë, Alternativa për Gjermani (AfD), e cila ka fituar 10,3% të votave. Ndërsa krahas CSU-së, humbëse e madhe e këtyre zgjedhjeve në Bavari është edhe Partia Socialdemokrate (SPD), e cila deri tani ka qenë forca dytë politike në këtë landi. Në këto zgjedhje SPD ka fituar sipas prognozave të para, vetëm rreth 9,6 % të votave, që do të thotë se ka rënë në pozitën e pestë, që është një prej rezultateve më të dobëta të kësaj partie. Shikuar ngë rezultatet e deritanishme në Landtag (parlamentin e landit) është futur edhe partia liberale FDP, me rreth 5% të votave. Por kjo parti duhet të dridhet deri në numrimin e të gjitha votave, për të qenë e sigurt nëse vërtet e ka kaluar cenzusin prej pesë përqind. Ndërkohë që e sigurt është se e Majta do të mbetet jashtë parlamentit, për shkak se ajo ka fituar vetë,m 3,5% të votave.

Loading...

Për koalicione tepër heret

Ekologjistet fitues

Kryetar i CSU Horst Seehofer tha se kjo parti nuk është e kënaqur me rezultatet e zgjedhjeve, por ajo ka fituar më së shumti vota dhe sërish do të marrë përgjegjësinë për pushtet. Ai nuk foli për përgjegjësinë e tij, për humbjen e mbi 10% të votave krahasuar me zgjedhjet e kaluara.

Sekretari i përgjithshëm i CSU, Markus Blume ka pranuar menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve se parita e tij ka shënuar humbje të thellë në këto zgjedhje. Blume nuk deshi të flasë se cilën parti do të preferonte CSU për partnere në koalicionin e ardhshëm qeveritar, sepse fillimisht duan të shikojnë

në qetësi rezultatet dhe më pas të vendosin. Mirëpo që tani është e qartë se shumë politikanë lokalë në Bavari fajësojnë politikën federale për rezultatet e dobëta të partive në koalicionin federal (CSU dhe SPD). Kryetarja e SPD Andrea Nahles tha se për këtë parti këto zgjedhje janë një “humbje e hidhur” dhe për këtë përgjegjësinë e mbajnë në radhë të parë autoritetet federale në Berlin, ku kjo parti është në pushtt. Ndërkohë që atmosferë festive po mbretëron në Partinë Ekologjiste dhe tek AfD./DW

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.