Çmimet e librave. Prindërit këtë vit do paguajnë më shumë për t’i blerë

 

Këtë vit të ri shkollor prindërit duhet të paguajnë më shumë për librat e fëmijëve të tyre në shkollat 9 vjeçare. Përjashtim bëjnë ata nga klasa e parë deri në klasën e katërt, të cilët i përfitojnë falas. Sipas të dhënave të afishuara në katalogun final në faqen zyrtare të ministrisë së Arsimit, çmimet e librave, të botimeve të ndryshme, pothuajse për të gjitha klasat e shkollës 9 vjeçare dhe të mesme pësojnë një rritje krahasuar me një vit më parë.
Nëse në vitin 2017-2018 Historia e klasës së 6 kushtonte 214 lekë, këtë vit ajo shitet 218 lekë, po ashtu Gjuha Shqipe nga 529 lekë këtë vit prindërit duhet ta blejnë 539 lekë. Këtë rritje e kanë pësuar të gjithë librat duke rritur çmimin e paketës, e cila për klasat e 6 –ta në vitin shkollor që lamë pas, kushtonte 3964 lekë ndërsa këtë vit ajo arrin në 4298 lekë ose 325 lekë më shumë. Për këtë vit prindërit do të kenë mundësi të blejnë librat për fëmijët e tyre 10 ditë para nisjes së shkollës pranë njësive tregtare të shitjes së librave ose pika të tjera shitjeje pranë shkollave nga subjekte të licencuara. Sipas urdhrit të publikuar tashmë nga ministria e Arsimit, subjekteve të licencuara për shitjen e librave shkollor nuk do ti lejohet që ti shesin nxënësve libra të cilët nuk janë pjesë e katalogut.

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.