Çlirohet Reforma në Drejtësi / Merr fund kalvari politik i ngritjes së KLP dhe KLGJ-së

Më së fundi të gjitha pengesat e krijuara për të bërë të mundur mosngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë(KLP) dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor(KLGJ), janë shmangur duke i hapur rrugën kështu prezencë së këtyre dy strukturave kyçe të Reformës në Drejtësi.

Kalvari që vijoi muaj me rradhë është përmbyllur dje kur Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (OMN) ka dorëzuar në Kuvend raportin e vlerësimit për kandidatët e shoqërisë civile prania e një anëtari të të cilës në institucionet e reja është kusht i panegoziueshëm. Kjo e ka kompletuar kërkesën e procedurës ligjore duke mos lejuar më pasjen e asnjë pengese për të ngritur organet e reja të drejtësisë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë kryetarja e ONM, Genoveva Ruiz Calavera, përmes një statusi në rrjetet sociale.

Ndwrkohw sw bashku me “lajmin e madh”, sikurse e ka etiketuar njw burim konfidencial i CityNews-it nga Parlamenti, bëhet me dije se anwtarwt e dy strukturave KLP-KLGJ do të zgjidhen në ditët e para të muajit shkurt 2018.

Kujtojmë se, si stuktura e KLP, ashtu dhe ajo e KLGJ, do të përbëhet nga 11 anëtarë secila, pesë nga të cilët i zgjedh Parlamenti.

I pyetur nga CityNews nëse pas kompletimit të listës së kandidatëve dhe dorëzimit të saj në Kuvend ekzistojnë të tjera pengesa bllokuese, burimi i Parlamentit u shpreh se nuk ka asnjë mundësi që kjo të ndodh pasi.

“Në ligj ndërkombëtarët kanë futur një mekanizëm zhbllokues qw nuk i jep shansin asnjë force politike parlamentare të bllokojë jo vetëm KLP-KLGJ, por asnjë proces të Reformën në Drejtësi”, ka saktësuar burimi konfidencial i Parlamentit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.