Çitaku në OKB: Kosova nuk do të negociojë shtetësinë, taksa e imponuar nga qëndrimi serb

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet të Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka thënë se nuk e di se cila është arsyeja e diskutimit për Kosovën në këtë seancë, pasi sipas saj këto mbledhje tashmë janë të panevojshme.

Çitaku po ashtu duke folur për dialogun ka thënë se Kosova nuk do ta negociojë shtetësinë e saj, ndërsa ka theksuar që Serbia nuk po e pranon faktin që Kosova është e barabartë me atë, përcjell zeri.info.

Ajo ka thënë se vendimi për taksën 100% ndaj mallrave serbe nuk ishte i lehtë, por ka theksuar se ky vendim ishte përgjigje ndaj agresionit të Serbisë.

“Vendimi për taksën nuk ishte i lehtë për t’u marrë, por ishte një përgjigje ndaj agresion të Serbisë… Po ashtu ua kujtoj se asnjë produkt i Kosovës nuk mund të kalojë nëpër territorin e Serbinë, prandaj pse duhet Kosova t’ia bëjë këtë favor Serbisë duke i lënë produktet serbe të hyjnë në Kosovë… Gjithashtu kjo taksë nuk ka ndonjë efekt të madh në ekonominë e Serbisë, pasi vetëm 3 % e eksportit të Serbisë është për tregun e Kosovës”, ka deklaruar Citaku.

Diplomatja kosovare më tej ia ka përmendur kryediplomatit serb, Ivica Daçiç krimet e Serbisë në Kosovë, duke përfshirë dhunimet e grave, vrasjet e fëmije e masakrat e shumta.

“Asnjë kriminel nuk është dënuar për masakrën e Reçakut, të Izbicës, apo cilës do masakër tjetër në Kosovë. Dhe dihet se kush kanë qenë kriminelët. Krimi i luftës ka një adresë, ajo është Beogradi. UÇK-ja nuk ka qenë terroriste, ajo ka qenë çlirimtare”, është shprehur Çitaku.

Ndërsa, duke iu rikthyer çështjes së dialogut të Brukselit, Çitaku ka thënë se edhe po të hiqej taksa tani, Serbia do të gjente arsye tjera për ta bllokuar dialogun.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.