Çifti i prokurorëve‘Gashi-Gina’ avokati zbulon prapaskenat e gjyqit me Arta Markun

Pas shfuqizimit nga Gjykata e Apelit, të pezullimit nga detyra të dy prokurorëve, përkatësisht Rovena Gashit dhe Dritan Ginës, ka reaguar edhe juristi i njohur, njëherësh avokati i prokurorëve, Çlirim Gjata.

Gjatë një lidhje për “Fax News” Gjata u shpreh se sot Apeli vendosi se pezullimi nga detyra ishte i paligjshëm. Sipas tij, pezullimi i Rovena Gashit, e cila ka qenë drejtore e dekriminalizimit, erdhi në një kohë kur filluan të dilnin emra politikanësh.

Loading...

Më tej Gjata u shpreh se ndaj dy prokurorëve pasi një valë persekutimesh, ndërsa tha se më në fund doli një gjykatë që ndali revanshin e Kryeprokurores.

Duke u ndalur te procesi i Vetting-ut, Gjata tha se ai u zhvillua gjatë kohës që prokurorët ishin në hetim, në mënyrë që të ndikohej në rezultatin e tij.

Pas shfuqizimit të pezullimit nga detyra, tashmë sipas Gjatës, Dritan Gina mund të kthehet menjëherë atje ku ka qenë, ndërsa për prokuroren Rovena Gashi pritet edhe vendimi i Gjykatës së Strasburgut.

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.