Çifti i njohur zbulon detaje të lidhjes së tyre, çdo gjë nisi nëpërmjet ‘E-mail’

Adam Levine dhe Behati Prinsloo janë një nga çiftet më të pëlqyera të momentit. Ato janë të martuar dhe kanë dy fëmijë, por fillimet e lidhjes kanë qenë me ulje dhe ngritje për të dy.

Çifti ka filluar lidhjen në vitin 2012 dhe u martuan në vitin 2014, ku më pas krijuan dhe familjen e tyre. Në një intervistë për revistën ‘Porter’, modelja është shprehur se me Adam ishte dashuri me shikim të parë, gjithashtu ka treguar disa detaje në lidhje me njohjen e tyre.

Behati ishte një nga modelet që mendohej të merrte pjesë në një nga videoklipet e Adam, por edhe pse kjo nuk ndodhi, ato vazhduan të bisedonin nëpërmjet ‘E-mail’.

“Ne vazhduam të bisedonim. Ishte një mënyrë korrespondece që ndodhi në mënyrë natyrale dhe mund të them që ramë në dashuri pikërisht aty”. Tani dyshja ka një jetë të bukur, dy fëmijë të mrekullueshëm dhe një rezidencë të re.

ImageImage

 

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.