Burri vret gruan në sy të vajzës së vogël

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi, ku një grua 38-vjeçare është vrarë me thikë nga ish-bashkëshorti i saj, në sy të vajzës së tyre 10-vjecare. 38-vjeçarja Emine Bulut kishte 4 vite që ishte divorcuar nga bashkëshorti, ndërsa sipas mediave turke ata ishin takuar në një kafene, ku më pas kishin filluar të debatonin deri sa ai nxori thikën dhe e qëlloi.

“Nuk dua të vdes”, ishin fjalët e fundit të Emine Bulut ndërsa vajza e cila ka parë skenën monstruoze, sipas mediave turke ka thërritur: “Mami të lutem mos vdis”. Kjo ngjarje ka sjellë edhe reagime të shumta në vend, ndërsa ka ngritur në këmbë të gjithë autoritetet. “Nuk duhet të ndaloni divorcet, por vrasjet e grave. Ajo vajzë e vogël u mbyt në lot. Mjaft me vrasje”, shkruan në Twitter aktorja Hazal Kaya.

Image

 

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.