Bukuroshet shqiptare që u dashuruan me djemtë …

Rasti i dashurisë së Elvana Gjatës me një prej djemve të përfshirë në atentatin e ndodhur në ish-Bllok, solli reagime të shumta në lidhje me modelin që femrat e famshme të ekraneve po i japin brezit të ri.

Të shumtë ishin ata që e kryqëzuan Elvanën, por nuk munguan as personat që e përkrahën duke justifikuar dashurinë e saj.

Mirëpo, Elvana nuk është e vetmja femër e showbizzit shqiptar, e cila pati fatin që ra në dashuri me një djalë të keq.

Në galerinë e mëposhtme gjeni disa prej VIP-ave shqiptarë që u dashuruan me djemtë e këqij, një pjesë e së cilëve kanë ndërruar edhe jetë.

Elvana Gjata – Këngëtarja Elvana Gjata shoqërohej nga i fejuari i saj në lokal dhe është ngacmuar nga njerëzit e Ervis Martinajt. Vis Martini dhe Fabiol Gaxhaj kanë hyrë në lokal, për tu sqaruar ndërsa dy persona të tjerë prisnin jashtë. Biseda nuk ka qenë e qetë dhe kur palët janë acaruar, në lokal kanë hyrë edhe dy personat që shoqëronin Vis Martinin. Në këtë moment, situata ka dalë jashtë kontrollit, personat kanë nxjerrë armët dhe janë qëlluar me armë dhe i fejuari i saj është shpallur në kërkim.

jetë.Rudina Magjistari – Para shumë vitesh moderatorja e emisionit të pasdites në Tv Klan, Rudina Magjistari njihej në Tiranë si e fejuara e Denis Ginës, i njohur si kapo i grupit famëkeq te Rruga e Kavajës, një nga gangsterët më në zë të Tiranës. 27-vjeçarin e vranë më 22 qershor të vitit 1999-të, një krim i ndodhur në periferi të Tiranës.

Loading...

Inis Gjoni – Gjithashtu edhe këngëtarja apo regjisorja Inis Gjoni, ka pasur një fat të tillë me të fejuarin e saj. Lidhja e saj me biznesmenin me origjinë nga Shkodra ecte shumë mirë deri në vitin 2004, kur Selimi përfundoi në pranga, i akuzuar si kapo i një rrjeti të fuqishëm droge. Vajza e ekraneve dhe i ndjeri ishin në një lidhje dashurie prej 9 vitesh dhe me lirimin i tij nga burgu çifti rinisi bashkëjetesën, lidhje nga e cila erdhi në jetë vajza.

 

Hygerta Sako – Një tjetër rast është edhe ai i gazetares sportive Hygerta Sako. Sako me ish-bashkëshortin Artur Aligjoni kanë thuajse 6 vite të ndarë, martesë nga e cila kanë një vajzë. Ish-bashkëshorti i Miss Shqipëria, biznesmeni i njohur, vitin e kaluar u bë pjesë e kronikës së zezë pasi mbeti i plagosur në një nga club-et e Tiranës.

jetë.Fjolla Morina – Gjithashtu edhe këngëtarja Fjolla Morina ka pasur një fat të zi, në lidhjen e saj të dashurisë. Këngëtarja Morina pak kohë më parë u përfol se ka qenë në një marrëdhënie me personin që mbeti i vdekur gjatë një atentati në Sukth. Në ngjarjen në fjalë humbën jetën ish-shefi i Antikrimit Ekonomik në Policinë e Tiranës, Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dautaj.

Adelina Ismaili dhe Triumf Riza – Triumf Riza ishte i dashuri i këngëtares së njohur Adelina Ismajli, i cili u vra në Prishtinë më 30 gusht 2007. Vrasja e oficerit Triumf Riza para disa vitesh tronditi opinionin publik dhe shkatërroi të dashurën e tij, Adelinën, e cila disa kohë më vonë i kushtoi edhe një baladë me titull Trimit tim.

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.