Buffon: S’ka favorit në duelin Manchester United – PSG

Gianluigi Buffon beson se nuk ka favorit në duelin e Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Manchester Unitedit, por i bëri thirrje skuadrës së tij të bëjë paraqitje më të fortë dhe më muskulore ndaj gjigantit të Premierligës.

Klubi francez e viziton skuadrën e Ole Gunnar Solskjaerit në Old Trafford për ndeshjen e parë të 1/8 së finales mes tyre të martën mbrëma, transmeton Gazeta Express.

Në kërkim të çimentimit të emrin të tij si ndër ekipet më të forta në Evropë, dueli me Unitedin është vendimtar për skuadrën e Thomas Tuchel.

Portieri legjendar italian i PSG-së, Buffon beson se të dy skuadrat i kanë shanset e barabarta për t’u kualifikuar në çerekfinale.

“Mendoj se duhet ta përmirësojmë mentalitetin, qëndrimin dhe shpirtin për të flijuar për ekipin. Të martën, na pret një ndeshje shumë e rëndësishme”, tha Buffon.

“Duhet të bëjmë ndeshje të madhe. Ndeshja jonë ndaj Manchester Unitedit duhet të jetë më muskulore, më e fortë dhe me qëndrim ndryshe”, shtoi ai.

“Jo nuk jemi favoritë, mendoj se është 50/50”, theksoi ai.

 

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.