BREX-IT, PARLAMENTI BRITANIK VOTON PRO SHTYRJES SË DATËS PËR DALJEN NGA BE

Parlamenti britanik ka votuar pro shtyrjes së datës për daljen nga Bashkimi Europian.. Deputetët e parlamentit britanik kanë kundërshtuar mocionin e partisë laburiste, duke votuar me 334 vota kundër dhe 85 vota pro shtyrje së BREXIT, ndërkohë që kishin mbetur edhe 15 ditë pët të dalë nga BE.

Edhe pse kundër ky votim nuk i pengon deputetët që në një përiudhë të ardhshme, sërish të votojnë dhe të fitojnë mbështetjen e Parlamentit për një referendum të dytë të Brexit.

Parlamenti britanik po mban një sërë votimesh këtë javë nëse do të shtyjë largimin e Britanisë nga BE-ja. Data finale për daljen nga unioni europian është planifikuar për datën 29 mars.

Procesi i daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja ka hyrë në një periudhë të paqartësisë së madhe pasi parlamenti britanik rrëzoi dy marrëveshje që parashikonin modalitetet e daljes së vendit nga BE-së.

Marrëveshjet ishin arritur përmes negociatave të qeverisë britanike të udhëhequr nga Theresa May dhe udhëheqësve të Bashkimit Evropian.

Ndërkohë të mërkurën, deputetët kanë votuar kundër largimit nga Bashkimi Evropian në Dhomën e Komunëve të parlamentit britanik, pa një marrëveshje paraprake.

Me 321 vota pro dhe 278 vota kundër, deputetët i kanë bërë thirrje Qeverisë së Theresa May-it që të përjashtohet mundësia e një Brexit-i pa marrëveshje.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.