Bonucci stërvitet me grupin, Allegri shpreson ta ketë të gatshëm për Atleticon

Lajme të mira për trajnerin e Juventusit, Massimiliano Allegri, i cili ka rigjetur Leonardo Bonuccin që u stërvit rregullisht me pjesën tjetër të skuadrës këtë të martë në qëndrën stërvitore në Vinovoa.

Mbrojtësi i Kombëtares italiane është rikuperuar në kohë nga dëmtimi në kavilje që pësoi në sfidën ndaj Lazios dhe sipas të gjitha gjasave do të jetë i gatshëm për sfidën e mesjavës së ardhshme ndaj Atleticos së Madridit në Champions League.

Mbetet për t’u parë nëse Allegri do ta rrezikojë Bonuccin në sfidën e të premtes në Serie A ndaj Frosinones.

Trajneri i bardhezinjëve shpreson shumë që për sfidën e parë ndaj Los Colchoneros të rikuperojë dhe kapitenin Giorgio Chiellini për të patur në dispozicion të dy qëndërmbrojtësat titullarë në një sfidë që konsiderohet shumë delikate për vazhdimësinë e Juves në Champions League.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.