Boiken Abazi i ka bërë thirrje kryeministrit :“Rama mos ik”

Boiken Abazi i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të qëndrojë. Në një status në rrjetet sociale, Abazi shkruan se kryeministri duhet të rrijë nëse përmbush kërkesat që ai i ka listuar.

Ndër kërkesat e shkruara, Abazi bën thirrje për arsim publik falas dhe cilësor, zbatimi i të gjitha masave për tregun e përbashkët Shqipëri-Kosovë.

Rama mos ik, nëse…

* Rama mos ik, nëse anulon menjëherë këtë javë ligjin për arsimin e lartë, për t’i hapur rrugën arsimit publik cilësor e falas.
* Mos ik, nësë rrit menjëherë tatimin mbi koorporatat që kontrollojnë shumëçka në Shqipëri, dhe nëse e ul tatimin për biznesin e vogël dhe shumicën e shqiptarëve.
* Mos ik, nësë anulon këtë javë koncensionin abuziv për rrugën Milot-Balldren, dhe të gjitha koncensionet e tjera abuzive si ky.
* Mos ik, nësë fillon luftën pa kompromis për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe për themelimin dhe funksionimin efikas të sindikatave të punëtorëve.
* Mos ik, nëse distancohesh publikisht dhe e dënon planin për copëtimin e KS, pavarësisht se kush e mbështet atë.
* Mos ik, nësë anulon menjëherë taksën në rrugën e kombit dhe planet për taksa të tjera rrugore si kjo.
* Mos ik, nësë distancohesh publikisht menjëherë nga bashkëpunëtorë të UDB-së si Baton Haxhiu.
* Mos ik, nësë pranon se ke gabuar që ke mbështetur marrëveshjen e padrejtë për Demarkacionin, që i ka falur Malit të Zi 8200 hektarë tokë shqiptare, dhe nëse punon për t’i rifituar këta hektarë.
* Mos ik, nësë e ngre çështjen e të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc në krye të çdo diskutimi me përfaqësues të Serbisë.
* Mos ik, nësë zbaton të gjitha masat për tregun e përbashkët Shqipëri-Kosovë.
* Mos ik, nësë fillon të mbrosh produktin bujqësor dhe prodhimin vendas.
* Mos ik, nëse vendos të mos nxjerrësh më asnjë shqiptar nga shtëpia e vet me dhunë, sepse strehimi është e drejtë.
Mos ik, nësë e kthen çështjen e gjenocidit të shqiptarëve nga Çamëria në krye të axhendës bilaterale të marrëdhënieve me Greqinë.
* Mos ik, nësë refuzon çdo plan për t’i falur det Greqisë.
* Mos ik, nëse anulon tani HEC-in e jashtëligjshëm në Parkun e Luginës së Valbonës dhe të gjtiha HEC-et e jashtëligjshme nëpër Shqipëri.
* Mos ik, nësë vendos menjëherë tarifa të reja për energjinë eletrike që mbrojnë konsumatorët më të varfër.
* Mos ik, nësë i hap rrugën gjykimit dhe dënimit të të gjithë atyre që kanë manipuluar zjgedhjet, përfshirë – pse jo – edhe veten tënde.
* Mos ik, nësë fillon menjëherë punën për ndryshimin e sistemit elektoral mazhoritar rajonal, që ka bëtonizuar lidhjen perverse për pushtet PS-PD, dhe shkatërruar demokracinë e brendshme partiake. Listat e hapura dhe sistemi proporcional kombëtar është alternativë shumë më e dobishme për Shqipërinë.
* Mos ik, nësë heq dorë nga neoliberalizmi dhe shkon drejt social-demokracisë.

Kjo listë nuk është shteruese, por nëse nuk di, nuk do, apo nuk mundesh të realizosh çështjet e renditura në këtë listë, atëherë për popullin shqiptar vështirë të gjenden arsye pse ti duhet ende të rrish!

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.