Blend Fevziu, Sokol Balla, Artur Zheji, Eni Vasili, Ylli Rakipi, Klan Tv, Top Channel, Vizion Plus, Ora News, News 24

Nga Erl Kodra

Ju e shkatërruat Shqipërinë dhe vratë shpresën. Po, saktësisht ju, së bashku dhe veç e veç. Po të merremi vesh njëherë, se kjo historia juaj e kompromisit pervers me të keqen që i ka zënë përfyti qytetarët e këtij vendi, nuk mund të tolerohet më. Kurrë më.

Shikoni se si e keni katandisur këtë vend; një pasarelë mode vezulluese, ku shkëlqejnë brekushet e ordinerit që kemi për kryeministër, ndërsa ju e sajdisni publikun me propagandë perfide dhe flluska sapuni. Ju keni zënë si kulçedrat të gjitha pikat e komunikimit me shoqërinë, ndërkohë, që nuk pyesni për një popull që po tretet, po zhduket, po zhbëhet.

Të gjitha këto ndodhin para syve tuaj dhe ju as nuk skuqeni, as nuk zverrdheni?! Nuk keni sy të shikoni dhe vesh të dëgjoni?! Vertetë nuk ndjeni asgjë, sa të dilni në grup, me zë dhe figurë, e të shkruani një kronikë, një fjalë, një thirrmë, një pasthirrmë?

Kaq shkretëtirë është bërë ndërgjegja juaj prej kolesterolit lejla?!

Pa më thoni, a ia keni pyetur ndonjëherë veten se ku i marrin milionat pronarët për pagat tuaja disa milionëshe? Çfarë kompromisesh bëni tinzash, netëve të vona nëpër restorantet e Tiranës dhe Ballkanit? Në çfarë skutash të errëta e keni burgosur ndërgjegjen e profesionit fisnik, nëse e keni patur ndonjëherë një të tillë?

Loading...

Po ju gazetarë të zakonshëm, ju që bridhni gjithë ditën korridoreve të pushtetit, si mund të pranoni të jeni robër të censurës, kundër familjeve tuaja, kundër interesave tuaja? Si ua bën zemra të mos e raportoni të vertetën këtij vendi, për një popull të uritur, të grabitur, të shpartallaur që po e shet dinjitetin njerëzor për një thes miell? Si mundeni, si?

Po ju intelektualë, ekonomistë, financierë, bankierë, sportista, artista, polica, ustallarë dhe hyzmeqarë të pushtetit, çfarë sëmundje e zezë ua ka marrë mendët, dhe i shkoni mbrapa një kllouni mediokër, duke i dhënë gjithçka, shpirtin, trupin dhe fytyrën tuaj?! A mendoni se në herën e parë, momentin e parë, do të jeni ju që do flakeni si lecka të menderosura prej të pëgërave të Edi Ramës?!

Si është e mundur që nuk ju bëjnë përshtypje milionat e eurove që grabiten e vidhen ditën për diell? Apo ua ka zënë fytin ajo kocka që Edi Rama ua hedh si qenve nën tavolinë, në gostinë e tij të paturp me Kastratin, Vilma Nushin, Salillarin, Bullarin, Bubullarin, Hoxhallarin, Frangallarin?!

E dini se çfarë do të ndodhë kur të mbarojnë kockat e shqiptarve të pamundur, dhe Edi Rama nuk do të ketë më mjete dhe mundësi t’ju japë hisen tuaj?

Më vjen keq për lajmin e keq; por do të jetë rradha juaj për të shuar oreksin e përbindëshit Kryeminsitër. Ai është lubi, ndaj do t’i bjerë shkurt, do t’u hajë me gjithë thundra.

Thirrni mendjes njerëz.

Shënim: Le të themi me zë ato që mendojmë dhe përtypim me vuajtje përnatë në shtëpitë tona, teksa këta vrasës shprese sajdisin pjellën më të nevertishme të këtij vendi, Kryeministrin Edi Rama.

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.