Bisedimet/ Sot takohen dy presidentët,Vuçiç dhe Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, takohen sot në Bruksel, në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, njëherësh ndërmjetësuese e dialogut, tha se pret nga dy liderët që të konfirmojnë gatishmërinë e tyre për të intensifikuar punën drejt arritjes së një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme për normalizimin e marrëdhënieve. Marrëveshja është kusht edhe për Kosovën, edhe për Serbinë që të përparojnë në rrugën e integrimit evropian.

Loading...

 

 

Në një takim në Alpbah të Austrisë në muajin gusht, Thaçi dhe Vuçiq kanë shpalosur publikisht idenë për ndryshimin e kufijve, si mundësi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis dy vendeve.

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.