BILANCI/Të gjithë pasagjerët të plagosur, dy helikopterë mbërrijnë në vend për t’i transportuar në Tiranë

Rritet bilanci i te plagosurve, shkon në 9 numri i të lënduarve nga aksidenti i rende qe ndodhi paraditen e sotme, ku nje autobus ka përplasur një makinë në aksin rrugor Tepelenë-Krahës.

Autobusi eshte perplasur me një mjet tip ‘Volsvagen”, ku udhetonte nje cift te rinjsh, te fejuar, nga fshatrat e Tepelenës.

Mesohet se gruaja eshte plagosur dhe ndodhet ne gjendje te rende, po ashtu edhe i fejuari i saj.

Të aksidentuarit janë nisur drejt spitalit të Gjirokastrës. Shkaku i aksidentit nuk dihet ende, nderkohe qe policia ka nisur hetimet.

Nisen drejt Tiranës çifti i aksidentuar-Ndërkohë rreth orës 9:40, ka mbërritur helikopteri për të transportuar drejt Tiranës çiftin e aksidentuar që ndodheshin në makinë, pasi gjendja e tyre është më e rëndë se e të plagosurve të tjerë.

 

Njoftohet se numri i të lënduarve ka shkuar në 9, ndërsa 6 prej tyre janë nisur drejt Tiranës. Sipas informacioneve paraprake mësohet se të gjithë pasagjerët e autobusit, kanë mbetur të plagosur, ndërsa kanë mbërritur dy helikopterë për t’i transportuar drejt Tiranës.

 

Informacion paraprak nga Policia

Në aksin rrugor  Memaliaj -Krahës, në afërsi të fshatit Toç, Memaliaj janë përplasur  automjet “volkswagen” me autobuzin e linjës Sarandë–Elbasan, ku si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i autoveturës(shtetasi E.K) dhe pasagjeria (Sh.Xh), e cila ndodhet në reanimacion në Spitalin Rajonal “Omer Nishani”, Gjirokastër.

Gjithashtu janë dëmtuar lehtë dhe disa pasagjerë të autobuzit, të cilët po marin ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.