Besimi i Allegrit: Ronaldo do t’i shënojë Manchesterit

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, beson se ylli i skuadrës së tij, Cristiano Ronaldo, do të arrijë të shënojë gol në ndeshjen e sotme kundër ish-klubit të tij, Manchester Unitedit.

Ronaldo ende nuk ka arritur të shënojë për Juventusin në Champions League. Megjithatë, Allegri ka thënë se Ronaldo do të shënojë kundër Manchester Unitedit sot, pasi atij i ishte nevojitur vetëm pak kohë derisa të përshtatet.

Loading...

“Cristiano do të shënojë ndaj Manchesterit. Ai nuk luajti në ndeshjen e parë dhe nuk luajtur as në ndeshjen e dytë. Deri më tani, ka luajtur në vetëm një ndeshje dhe aty arriti ta japë një asist”, ka thënë Allegri në konferencën për shtyp para ndeshjes.

“Dua të them, nuk është se ai ka luajtur në shumë ndeshje të Ligës së Kampionëve deri më tani për ta kritikuar për mungesën e golave”, theksoi tekniku i bardhezinjve.

 

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.