Berisha reagon pas vendimit për Tahirin: Narko gjykatësit mezi pritën t’i kërkonin ndjesë Saimir Trafikut

Teksa e konsideron vendim të turpshëm dhe të ngjashëm me ato të karteleve, ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se mafia e drogës nuk e dënon veten.

 

 

Berisha thotë se “narko-prokuroria kërkoi dënimin me 12 vite burg për vepra ku dënimi është 40 vite”, ndërsa “narko-gjykatësit mezi prisnin t’i kërkonin ndjesë Saimir Trafiktu se ishte i pafajshëm”.

Postimi i plotë i Berishës:

Mafia e droges veten nuk e denon!

Miq, parodia e procesit Tahiri qe sapo perfundoi, fakton ne menyre perfundimtare se mafia e droges veten nuk e gjykon dhe nuk e denon!

Ky vendim i turpshem eshte i ngjashem me ato te karteleve, ne te cilat droga, trafiqet jane merite dhe jo krim dhe kumbaret kryesor mbrohen e nuk denohen.

Narko prokuroria, siç kane faktuar mediat fakte thelbesore dhe prova perveluese te bashkepunimit te Saimir Trafikut me Habiljat, nuk i vendos dhe si trajton si te tilla ne aktakuzen e saj.

Narko prokuroria kerkon per veprat penale qe e akuzon nga se paku 40 vite burg vetem 12 vite.

Narko gjykatesit mezi priten ti kerkonin ndjese Saimir Trafikut se ishte i pafajshem, por te detyruar dhe vetem sa per sy e faqe te shqiptareve dhe nderkombetareve po i japin nje akuze koti per abuzim detyre dhe jo kurre per kanabizimin se bashku me shefin e madh Edvin Mafine te mbare vendit sepse ti o Sajmir Trafiku ke zbatuar vetem porosine e tij.

Si perfundim miq, ky proces deshmon perfundimisht se per narkoshtetin e vetem dhe te pare ne Europe shteti ligjor nuk ekziston. Vetem qytetaret shqiptar me guxim dhe sakrifica mund te nxjerrin fatin e tyre nga kthetrat e mafies se droges te kryesuar nga Edvin Mafia! sb

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.