Berisha flet për qeverinë tranzitore në Shqipëri, por a do të ketë marrëveshje me Ramën?!

Ish kryeministri Sali Berisha ka folur në lidhje me kërkesën e artikuluar prej kohësh tashmë nga opozita, mbi nevojën e një qeverie tranzitore e cila do të garantojë zgjedhjet e lira dhe të ndershme në vend.

Por si do të funksionojë një qeveri e tillë në kushtet kur dakortësimi i saj fillimisht kërkon një marrëveshje mes palëve?

I ftuar në emisionin “Byro” në abcnews, Berisha u shpreh se do të ketë një marrëveshje mes forcave politike, por njëkohësisht hodhi poshtë në mënyrë kategorike idenë se marrëveshja do të bëhet me Ramën dhe PS-në në pushtet.

-Per të arritur tek qeveria tranzitore do duhet një marrëveshje zoti Berisha…

Berisha: Do të jetë një marrëveshje e forcave politike dhe ne padiskutim që sjemi për shkrirjen e tyre, por kjo marrëveshje nuk nënkupton kurrë Edi Ramën dhe PS-në në pushtet. Jam i bindur se ekzistojnë potencialet për një qeveri që do t’i kthejë vendit zgjedhjet e lira. Opozita nuk ka synim tjetër, opozita nuk ka synim të marrë pushtetin me forcë në asnjë mënyrë

 

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.