Bashkia Tiranë del zbuluar, nuk u siguron studentëve abone

Pas protestave të studentëve kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, premtoi se do të siguronte “kartën e studentit”, për të gjithë studentët, në mënyrë që të përfitonin lehtësira në shërbime. Në fakt kjo nuk duket shumë e besueshme, pasi ka shumë vite që bëhen këto premtime dhe deri sot asgjë nuk është bërë.

Nga një vëzhgim i fundit i “qëndresa qytetare” vihet re se Bashkia nuk siguron dot abonetë e studentit, të cilat kushtojnë vetëm 6 mijë lekë të vjetra, në mënyrë që studentët të përfitojnë minimumi lehtësira në transportin publik.

Ajo që u vu re është se Bashkia nga 68765 studentë që ka Tirana, vetëm 20 % e tyre mundëson pajisjen me abone studenti, ndërsa 80% e tyre shpenzojnë për blerjen e tyre si të gjithë qytetarët.

Edhe për të siguruar ato pak abone, studentët detyrohen që të qëndrojnë në radhë të gjata, ku në shumë raste funksionon edhe miqësia dhe paraja nën dorë.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.