Bashkia e Tiranës ngre tjetër memorial tek liqeni për viktimat e Holokaustit!

Kteshnik Osmani

Shikoni sa i djallëzuar por njëkohësisht edhe idiot e i lig është Erioni i Urës Vajgurore që mezi e ka rritur mami duke shitur fiq. Pas zhurmës se memorialit turk bën levizje taktike, me një memorial hebrenjsh të lidhur me Holokausin. Sigurisht që lalit nuk i dhimbsen hebrenjtë, as Edit sepse këta janë krijesa të pameshirshme që janë rritur politikisht vetëm ne jargë dhe me intriga. Filmi është tjetër. Duke e ditur se këtu nuk ia mban njeriu të dalë kundër hebrenjve, për arsyet që dihen, ai i vë kapakun të gjithë zhurmës për memorialet në Tiranë, perfshi edhe atë turk, duke percjellë në mënyre të kamufluar idenë se ky është njeri i hebrenjve dhe se cdo levizje që bën, edhe kur bën ushtarin e Erdoganit, e bën sepse ka dritë jeshile nga Hebrenjtë. Por edhe në mos pastë dritë jeshile, në shenjë besnikërie dhe konpensimi ndaj hebrenjve Rama -Veliaj u japin atyre një dhuratë, që të mbyllin njerin sy, në këmbim të mbrojtjes së qeverisë së krimit dhe të drogës (prej hebrenjve) në Washington dhe në kancelaritë ndërkombëtare. Lali Eri. Atë që ta mendon ty koka, ka të tjerë që e mendojnë me prapanicë, por bravo të qoftë. Tani presim një memorial të investuar nga vëllezërit turq, për viktimat e Izraelit në Gaza, që të plotësohet skenari e pjesës teatrale të radhës!

Pas memorialit turk, një tjetër për hebrenjtë

Shqipëria është një nga të paktat vende që gjatë luftës së Dytë Botërore i hapi derën hebrenjve që ndiqeshin nga nazistët dhe fashistët. Por ndërsa të gjithë hebrenjtë e ardhur në Shqipëri mundën ti shpëtojnë Holokaustit, miliona të tjerë në Europën e pushtuar humbën jetën dhe pronat e tyre.

Ndaj në kujtim të atyre hebrenjve që humbën jetën në Europën e atyre viteve të errëta dhe në nderim të atyre qytetarëve shqiptar që hapën shtëpitë e tyre të varfra për ti strehuar dhe mbrojtur, Tirana do të ketë një memorial dinjitoz në Kodrat e Parkut të Madh të Liqenit Artificial.

Bashkia e Tiranës është duke i dhënë dorën e fundit punimeve për ngritjen e këtij memoriali në nderim të viktimave të Holokaustit në Parkun e Liqenit, i cili do të shërbejë si një hapësirë mendimi, kujtimi dhe reflektimi.

Memoriali përbëhet nga pllakada me të njëjtin mesazh në gjuhën angleze, hebreje dhe shqip. “Ky monument ngrihet për të kujtuar dhe nderuar gjashtë milion hebrenjtë e Evropës që u vranë si dhe qytetarët e Shqipërisë, që vepruan me vetëmohim për të mbrojtur hebrenjtë në një kohë kur pjesa tjetër e botës nuk i mbronte”, thuhet ndër të tjera në këtë mesazh.

Asnjë hebre i vetëm nuk humbi jetën në Shqipëri për shkak të guximit atyre qindra familjeve shqiptare që i morrën dhe i strehuan në shtëpitë e tyre dhe kodit të “Besës” së shqiptarit.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.