Basha vizitë në shtëpinë e Artan Cukut që u vra pak kohë më parë

 Vetingun në polici s’mund ta bëjë Rama-Xhafaj sepse ….

 Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh sot se Vetingu në rradhët e Policisë së Shtetit nuk mund të bëhet nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, ndërsa e krahasoi këtë proçes të njëllojtë me atë të varjes së mëlçive në qafën e ujkut.

Basha tha se Vetingu në Polici do të mund të bëhet vetëm pasi të largohet aleanca me krimin. Sipas kreut të PD-së,  korrupsioni dhe lidhjet e policisë me krimin nisën nga koka e policisë dhe Ministrisë së Brendshme, Sajmir Tahiri dhe Haki Çako dhe nuk mund të luftohet nga dyshja Xhafaj-Rama.

Basha vizitoi familjarë të Artan Cukut, ish-kryekomisarit të vrarë muaj më parë në hyrje të banesës së tij. Vizita u bë në kuadër të 105 vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit, ndërsa kreu demokrat në një prononcim për mediat tha se sot policia është në gjendje të mjeruar.

Loading...

“Nëse më parë kriminelët merrnin arratinë nga punonjësit e ndershëm të Policisë së Shtetit, sot janë kriminelët që me lidhjet e tyre drejtojnë policinë, ndërsa punonjësit e ndershëm të policisë ose kanë marrë arratinë, ose janë vrarë si Artan Cuku.  Dritan Zagani, drejtuesi i lartë i policisë që denoncoi lidhjet e Tahirit me bandat e trafikut të drogës, sot është larguar dhe ka kërkuar azil, pasi lidhjet e krimit me kupolën e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë e detyruan ta bënte një gjë të tillë”, tha Basha.

Në vijim ai shtoi se Shqipëria është në rrezik për shkak të aleancës së qeverisë me krimin.

“Krimi e ndihmoi të vinte në pushtet Edi Ramën dhe sot krimi komandon. Ne do të bëjmë aleancën e vlerave për të shporrur lidhjet e krimit. Kurajo qytetare po ngrihet dhe do të ngrihet”, tha Basha

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.