Basha reagon pas vendimit për Saimir Tahirin: Drejtësia peng i Ramës, Rama peng i Tahirit​

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagon pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për dënimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për shpërdorim detyre, duke i hequr akuzat që lidhen me trafikun e drogës.

 

 

Basha shkruan se drejtësia është peng e kryeministrit Edi Rama dhe ky i fundit është peng i Tahirit me dosjet e korrupsionit dhe lidhjeve me krimin, duke veçuar këtu dosjen e kokainës së Xibrakës ku sipas Bashës është përfshirë edhe vëllai i kryeministrit.

Basha: Vendimi i turpshëm për të mos bërë drejtësi për krahun e djathtë të Edi Ramës, që e mbushi Shqipërinë me drogë dhe e shndërroi atë në njollën e zezë të krimit në Europë, provon se drejtësia në Shqipëri është peng i Edi Ramës, dhe Edi Rama është peng i krimit.

Vendimi i sotëm konfirmon se Edi Rama bëri gjithçka për ta mbrojtur Saimir Tahirin, sepse Saimir Tahiri e mban peng Ramën me dosjet e korrupsionit dhe të lidhjeve të tij me krimin, duke nisur me dosjen e kokainës së Xibrakës, ku është i përfshirë vëllai i Edi Ramës.

Përsa kohë Edi Rama është në krye të qeverisë, në Shqipëri nuk ka për të patur drejtësi, krimi dhe të pushtetshmit do të jenë të paprekshëm, Shqipëria do të mbetet peng i krimit dhe shqiptarët më të varfër e më të papunë.

Vetëm çlirimi i qeverisjes nga krimi do ti hapë rrugë drejtësisë së vërtetë dhe mirëqenies për të gjithë shqiptarët.p

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.