Basha publikon videon e Ramës për Tahirin: Sot po bën të njëjtën gjë me Xhafën dhe Veliun

Kjo javë ka nisur vrullshëm nga dy kampet politike, ku në njërën anë qeveria ka mbrojtur punën e saj kundër krimit, ndërsa nga ana tjetër opozita është shprehur se krimi nuk mund të luftohet me dy standarde.

Është kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i cili përmes një videoje të postuar në Twitter, ka replikuar në kryeministrin Rama, teksa ka shkruar se ai bashkë më zyrtarët e lartë të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë duhet të ishin nën hetim për pengim të drejtësisë.

Në videon e publikuar nga Basha janë momentet kur Rama i dilte në mbrojtje Saimir Tahirit, e për kreun e demokratëve sot kryeministri po bën të njëjtën gjë më Fatmir Xhafën dhe Ardi Veliun.

Loading...

Siç mbronte dje Tahirin dhe kupolën e trafikut të drogës në polici, mbron sot Xhafën dhe Veliun. Rama, Xhafa, Balla, Prela duhet të ishin sot nën hetim, dhe Ard Veliu në arrest, për fabrikimin e provave dhe pengimin e drejtësisë për të mbrojtur narkotrafikantin Agron Xhafaj!

Gepostet von Lulzim Basha am Montag, 15. Oktober 2018

Basha shkruan:

Siç mbronte dje Tahirin dhe kupolën e trafikut të drogës në polici, mbron sot Xhafën dhe Veliun. Rama, Xhafa, Balla, Prela duhet të ishin sot nën hetim, dhe Ard Veliu në arrest, për fabrikimin e provave dhe pengimin e drejtësisë për të mbrojtur narkotrafikantin Agron Xhafaj!”
Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.