Basha nga Unaza e re: Të bashkuar do të fitojmë kundër hajdutëve

Kreu i PD-së Lulzim Basha i është bashkuar mbrëmjen e sotme protestës së banorëve të Unazës së re.

Në ditën e 32 të protestës së banorëve, Basha ka bërë thirrje për bashkim dhe për fitore kundër qeverisë.

Kreu i PD-së u ka bërë thirrje dhe intelektualëve që të bashkohen me protestën.

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës:

Protestës së banorëve të Astirit u janë bashkuar edhe intelektualët.

Shumë prej tyre nuk kanë ardhur dhe u bëj thirrje që të mposhtin frikën dhe të vijnë këtu.

Taksat në vend që të shkojnë për përmirësismin e jetës së shqiptarëve, po shkojnë për të mbushur xhepin e agait të Surrelit.

Ne, deputetët e opozitës, Partia Demokratike dhe unë do të jemi në krah në çdo moment.

Edi Rama dhe Veliaj kanë bërë gjithçka për ti përqarë, por ata nuk ja kanë dalë dot.

Sot në një betejë kundër vjedhjes janë ngritur edhe studentët.

Kjo është një revoltë qytetarë që po vlon në çdo cep të Tiranës, por dhe në çdo cep të Shqipërisë.

Mos u dorëzoni ju, mos u dorëzoni ju o të rinj, o studentë, siç nuk dorëzohen këta banorë. E keqja është që të ju ndajë dhe të ju trajtojë secilin veç.

Çelësi jonë është të qëndrojmë të bashkuar kundër vjedhjes në Unazën e re, në shkolla, në bulevardin e ri e në Shkozë.

Loading...

Unë jam e do të jem në krah të çdo proteste. Por thirrja që kam unë për çdo shqiptar që Edi Rama i është futur në xhepin e tyre është të ngrihemi dhe të qëndrojmë së bashku.

Do të fitojmë shpresën dhe fatin tonë.

LIVE – Kryetari Basha dhe grupi parlamentar i opozitës në mbështetje të banorëve të Unazës së Re që protesojnë për të mbrojtur shtëpitë e tyre nga projekti korruptiv i qeverisë.

Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Mittwoch, 5. Dezember 2018

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.