Basha nga Elbasani: Kupa është mbushur, do shkojnë në burg

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha nga qyteti i Elbasanit ka deklaruar se protesta e 16 shkurtit do të tubim final.

Basha në ftesën e tij ka thënë se në shesh do të jetë i gjithë populli dhe shtresat në nevojë.

Bsha Elbasan1

Gjatë fjalës së tij, ai tha se ditën e shtunë në protestë do të jenë dhe policët të cilët, 70% e tyre duan të ikin nga ky vend.

Kreu i PD-së bëri një paralajmërim të fortë kur tha se të shtunën qytetarët do i zënë si minj në kryeministri.

“Kjo është finalja. Në 16 shkurt është finalja. Është i gjithë populli kundër një grupi njerëzish. Janë të gjithë bashkë kundër një grupi. Me në do jenë të gjithë studentët të gjithë Shqipërisë. Me protestuesit do jenë të gjithë sipërmarrësit e ndershëm. Njerëz që i kanë goditur padrejtësisht me taksat. Do jenë të papunët që kanë 5 vjet që kërkojnë dhe s’kanë gjetur gjë. Ky që do hapte 300 mijë vende pune.

Do jenë të gjithë punësuarit që s’ju mjaftojnë paratë për të mbajtur familjet me bukë. Edhe policia do jetë me ne. 70% e policëve kanë aplikuar për Llotari Amerikane. Ata nuk do i lënë të largohen. Uniformën e tyre e kanë përdhosur, ata ditën e shtune do jenë në krahun tonë. Do jetë i gjithë populli kundër një grushti njerëzish që na ka marrë peng. Të shtunën gjithë populli do i zërë ata në çark si minj”, tha Basha.

Ndërkohë teksa ka takaur qytetarë të tjerë Basha ka thenë se kupa është mbushur dhe ka kërcënuar se ata që kanë bërë korrupsion do shkojnë në burg.

 

Ne jemi përpjekur ta zgjidhim krizën duke e pastruar të keqen nga koka, kemi propozuar vettingun e politikanëve, ligjin Antimafia kundër oligarkëve dhe korrupsionit, por, Edi Rama i ka hedhur poshtë, me dhunën e kartonave që nuk përfaqësojnë interesin tuaj.

Edi Rama dhe krimi i organizuar që e ka sjellë në pushtet, nuk mbron xhepat tuaj, por ata mbrojnë xhepat e Sejdinëve dhe Gjushërve, banditëve dhe politikanëve me të cilët është ulur në atë karrige.

Në Europë, kur qeveria kapet duke vjedhur, kur qeveria kapet duke u bërë njish me krimin e organizuar, nuk ikën populli, ikën qeveria, ikën kryeministri dhe kjo është mënyra e vetme e zgjidhjes së kësaj krize.

Kupa është mbushur dhe kupa po derdhet, në burg do të shkojnë nga i pari tek i fundit të gjithë qeveritarët e korruptuar dhe ata që kanë futur duart në xhepat tuaj, si minj në çark do t’i zëmë më 16 shkurt, do t’i çojmë para ligjit, përpara drejtësisë“, u shpreh Basha teksa takoi disa qytetarë.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.