Basha lider i partive opozitare, ministri Lleshaj: Kjo ha diskutime! Parlamenti është i mbushur thuajse plot me opozitë!

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshja vë në pikëpyetje që Lulzim Basha është lideri i opozitës.

lleshaj

 

I ftuar në “Java” në RTSh, ministri thotë se në momentin që opozita ka vendosur të braktisë Parlamentin, pyetja shtrohet nëse ata janë vërtetë opozitë. Sipas tij, Parlamenti është i mbushur me “opozitarë” dhe mjaft aktivë.

Pjesë nga diskutimet:

Lleshaj: Pjesë të caktuara të politikës nuk e kuptuan që demokracia nuk është e kundërta e komunizmit. Është transformuar skema dhe të njëjtat gjëra që bëheshin atëherë bëhen edhe sot me aktorë të tjerë. Jetë a vdekje dhe e përmend ai që pretendon të jetë lideri i opozitës politike të vendit.

Lorenc Vangjeli: Është, nuk është pretendim! Është opozita reale.

Lleshaj: Kjo ha diskutim se kush quhet opozitë.

Lorenc Vangjeli: Opozitë quhet kur del nga zgjedhjet e radhës.

Lleshaj: Kjo nuk është e vërtetë e përjetshme. Mandati që ka marrë opozita para katër vjetësh e ka marrë për ta ushtruar në Parlamentin e Shqipërisë. Në momentin që ajo e ka braktisur këtë pozicion, pyetja shtrohet është apo nuk është opozitë. Parlamenti i Shqipërisë është i mbushur thuajse plot me opozitë dhe mjaft aktive më duket mua në shumë aspekte!

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka zbuluar kodin me të cilin udhëhiqen focat e rendit gjatë protestave të opozitës.

 

“Çështja e vetme që jam marrë si ministër i Brendshëm gjatë këtyre protestave është strategjia 1,1,0 që do të thotë reago një çast më mbrapa të atij që ke përballë, reagon një nivel më poshtë në nivel të dhunës nga ai që ke përballë dhe zero viktima. E kam formuluar kështu për t’u mbajtur mend më thjesht. Është e vetmja shkresë ose ndër të vetmet shkresa që i kam dërguar policisë. Është një udhëzim i ministrit të Brendshëm”, theksoi ai në “Java” në RTSH.

Ministri e konsideroi stinë skizofrenike periudhën e protestave, duke shtuar se nga shkurti janë realizuar 11 të tilla.

“Preokupimi im bazë sidomos në këtë stinë skizofrenike të një proteste të paarsyeshme dhe të përballjes së policisë me sfida të jashtëzakonshme dhe të precedentë në historinë e re të shtetit shqiptar. Kemi që nga 16 shkurti 11 protesta. Dhe thuajse një apo dy nuk është ushtruar dhunë masive. Policia në këtë situatë kërkon mbështetje politike dhe njerëzore. Unë jam zëdhënësi i policisë në këtë situatë për ta përfaqësuar dhe për të qenë zëri i tyre dhe për të garantuar mbështetjen e nevojshme për këtë situatë stresi jo të vogël”, u shpreh ai.

 

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.