Basha kërkon ndryshim sistemi: Nga president të zgjedhur nga populli, krijim Senati dhe sistem mazhoritar në 100 zona

Nga Durrësi, lideri i PD-së ka listuar disa propozime, duke filluar nga president me kompetenca të plota për balancim pushtetesh dhe të zgjedhur nga populli, sistem zgjedhor kombëtar me lista të hapura, senat që ngadalëson dhe bën procesin legjislativ transparent.

“Kjo betejë nuk do të përfundojë vetëm me largimin e Edi Ramës, ai është vetëm hapi i parë, por fjalët vendimtare për zgjidhjen njëherë e përgjithmonë të këtyre plagëve do ta ketë populli.

Deputetët të zgjedhur drejtëpërdrejtë në 100 zona maxhoritare, apo sistem kombëtar  me lista te hapura, senat që e ngadalëson dhe e bën transparent procesin legjislativ, President me kompetenca të plota që balancon pushtetet, pse jo edhe President të zgjedhur nga populli.

Ndarje dhe balancim të pushteteve që garanton gjyqtarë dhe prokurorë të pavarur. Referendume popullore, lokale dhe kombëtare, që populli të ketë gjithmonë levën për t’ju mbivendosur çdo politikani që humbet arsyen, referendume për gjithçka që kanë të bëjnë me shëndetin, sigurinë. Këto janë disa nga propozimet. Do të ketë një vendimmarrje me referendum nga populli”-deklaroi Basha.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.