Basha i përgjigjet Ramës: Do të futemi në zgjedhje por…

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, deklaroi para gazetarëve pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar, se kushti kryesor për hyrjen e PD në zgjedhje është largimi i Edi Ramës.

Ai tha se nuk do të ketë asnjë pakt apo marrëveshje mes opozitës dhe mazhorancës për hyrjen në zgjedhje, nëse nuk largohet Edi Rama dhe nuk ka qeveri tranzitore.

‘Jemi i vetmi vend në Ballkan ku brenda 6 viteve 500 mijë njerëz janë larguar nga vendi për shkak të pamundësisë për të jetuar, nga një regjim i ardhur në pushtet nga krimi i organizuar. Këshilli Kombëtar sot ka sanksionuar hapat për betejën politike të çrrënjosjes së krimin, korrupsionin, të çlirojë ekonominë nga krimi dhe oligarkia, që pamundësojnë mirëqenien dhe vendet e punës,. Ti shërbejmë qytetarëve shqiptarë për tu rikthyer mundësinë e jetës, dhe kjo bëhet vetëm duke ju kthyer votën e lirë dhe të ndershme. PD do të futet në zgjedhje vetëm kur të plotësohen kriteret për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Futja e policisë në orët e para të mëngjesit me gaz lotsjellës tek bregu i Lumit duke helmuar fëmijët, nëse kjo e keqe nuk ndalet, shembja e shtëpive, vjedhja e provës, largimi masiv nga puna, çuarja e fermerëve në kufijtë e ekzistencës, shpërfillja e shpresës së kombit, çuarja e pensionistëve në kufijtë e ekzistencës, janë pasojat e drejtpërdrejta të shkatërrimit të mekanizmit demokratik. Beteja për votën e lirë është betejë për të zhbërë të gjitha këto pasoja negative. Bëtaja është për çdo shqiptar, të djathtë apo të majtë. Misioni ynë është iq artë të çlirojmë vendin nga krimi dhe korrupsioni. Duke bërë këtë ne do të krijojmë edhe njëherë kushtet që çdo kush të ketë lirinë në vendin e tij për të ndjekur dhe plotësuar objektivat familjarë. Sot çdo shqiptar e ka kuptuar se kjo qeveri ka rënë, pavarësisht prej pelivanllëqeve që janë e vetmja gjë me të cilat merret sot kryeministri më i paaftë, çdo kush e ka kuptuar se me Edi Ramën nuk vazhdohet më. Prandaj largimi i tij është kushti i parë për dialog me PS-në. Gjatë ditëve në vijim ne do të shpalosim propozimet tona për qeverinë tranzitore, e cila do të përfaqësojë konsensusin për nxjerrjen nga kjo rizë ku ndodhet vendi. Mesazhi për sot është ky, pa largimin e Edi Ramës nuk ka dialog, pa largimin e Edi Ramës do të vijojnë përballet në çdo cep’, deklaroi Basha.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.